PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Zeri i kobshem i Aleksander Moisiut ne kinema

Zeri i kobshem i Aleksander Moisiut ne kinema

Anisa Ymeri
E Merkure, 21 Maj 2008

Zeri i kobshem i Aleksander Moisiut, per te cilin Kafka ka shkruar ne faqet e ditarit te tij, teksa e kundronte ne teater, s'mund te mbeste jashte kinematografise. Studiuesi Abaz Hoxha, qe mund te cilesohet edhe si "gjuetari" i ketyre ikonave te kinemase boterore me origjine shqiptare, shkruan gjate per Moisiun ne kinematografine boterore.

Ai rrefen e shkruan gjate, duke pohuar: "S'mund kurrsesi nje figure e tille, nje aktor i ketyre permasave, me ate ze, te mos gelltitej prej peshkaqeneve te kinemase".

Dhe ashtu qe! Shqiptaret pak dine se ikona e teatrit evropian, Aleksander Moisiu, ka interpretuar edhe ne filma. Jane 18 produksione, ku mimika e Moisiut perconte dramat e medha te kohes dhe te shoqerise.

Ishte viti i hershem 1987 kur ne Institutin gjermano-perendimor te Artit Filmik nga Shqiperia kerkohej cdo filmim qe kishte te bente me vendin tone. Studiuesi Hoxha shkruan e rrefen dhe i pelqen ta percoje emocionin e momentit me fjalen "sihariq". Fill pas takimit me Eberhard Spice, perfaqesues i institutit, u ndesh me faktin: "Sapo kam marre nje dokumentacion filmografik mbi aktorin e madh me origjine shqiptare, Aleksander Moisiu. Besoj do te ishte me vlere t'ju bej nje kopje?". Emocionet jane me se normale ne nje moment te tille, pasi ishte edhe qellimi i madh i tyre.

Ishin 18 filma te interpretuar nga Moisiu, kur studiuesit shqiptare njihnin vetem 12 dhe ne arkivin shqiptar te filmit gjendej vetem nje prej tyre.

Aktori me mimike te paperseritshme dhe ze grishes e te kobshem, s'mund te mbante larg ata qe Hoxha i cileson si "peshkaqene" te kompanive filmike boterore.

I pari film, i cili gjendet ende na arkivat gjermane, ku ka interpretuar Aleksander Moisiu eshte "Das schwarze Los" (Fat i zi). Interpretonte me Johane Tervin, qe vite me vone u be edhe bashkeshortja e tij. Filmit jo vete iu kushtua nje vemendje e posacme nga shtypi, por, sikunder Hoxha shkruan ne librin e tij, "Shqiptaret ne kinematografine boterore", e vleresuan ate ne apogje. Ndonese ne mburremi me origjinen e tij shqiptare, pak dime per te. Madje, pak perpjekje bejme qe kopje te ketyre filmave te jene edhe pasuri e jona, pasi filmi "Fati i zi" gjendet ne gjendje shume te mire ne Bundesarchive-Filmarchive ne Koblenz te Gjermanise.

Suksesi i padiskutueshem dhe vemendja e regjisoreve te filmit do te qe po aq e padiskutueshme. Duke e shnderruar ne aktorin me te njohur te kohes, tanime jo vetem ne teater, por edhe ne filmat qe u vleresuan se tepermi jo vetem prej publikut, por ca me teper edhe nga kritika e kohes.

Ndonese s'ka pike dyshimi per origjinen e tij, me baba shqiptar e nene italiane, debate te shumta ka pasur per prejardhjen e Aleksander Moisiut. Me gjithe perpjekjet qe beri regjimi hitlerian per ta vene ne sherbim te Rajhut te Trete, fillimisht me lajka e me pas me shantazhe e presione, Moisiu jo vetem qe iu kundervu terrorit nazist, por asnjehere s'e mohoi origjinen e tij shqiptare.

Ku jane filmat e Moisiut?

Pas gjetjes se titujve te filmave, ne te cilet ka interpretuar aktori Aleksander Moisiu, qellimi i madh eshte qe ata te behen prone edhe e jona, e Arkivit Shqiptar te Filmit.

Titujt i kemi, por filmat jo ama! E per te kerkuar vendndodhjen e filmave te tij, duhen para. Studiuesi Hoxha rrefen se, pavaresisht perpjekjeve dhe kerkesave te herepashershme per te mbeshtetur financiarisht kerkimet per gjetjen e ketyre filmave, asgje nuk eshte bere. "Kohet e fundit, mora nje njoftim teper te gezueshem, se edhe filmi "Sein einziger sohi" (Biri i tij i vetem) i xhiruar ne vitin 1915, ne te cilin Moisiu interpreton rolin kryesor, gjendet ne arkivat kinematografike evropiane", shkruan studiuesi i kinemase, Abaz Hoxha.

Misioni i pamundur i Aleksander Moisiut

Deri me tani njihen vetem 18 filma, ne te cilet Aleksander Moisiu ka interpretuar role kryesore. E per nje aktor te permasave te tilla, planet s'mund te mungonin. Sipas te dhenave te mbledhura nga studiuesi Abaz Hoxha, Moisiu kishte plane xhirimi per filma te tjere. "Ne nje botim publikuar pas vdekjes se tij, ne "Il popolo di Sicilia" me 16 prill te vitit 1935, flitej per nje tjeter film, ne te cilin do te interpretonte Moisiu. Por, sikunder dihet, semundja e rende, e cila i mori edhe jeten, i preu kushedi se sa plane aktorit te paperseritshem, Moisiu. Jo vetem ne teater ku ishte perqendruar edhe jeta e tij, por sidomos edhe ne kinematografi qe nisi te jete nje tjeter dashuri e madh e aktorit me origjine shqiptare.



Filmat e Aleksander Moisiut

"Das Schwarze Los" 1913

"Der Student von Prage" 1913

"Die Augen des Ole Bandis" 1913

"Kulissenzauber" 1915

"Sein einziger Sohn" 1915

"Pique Dame" 1918

"Der tanker" (Kercimtari) 1918

"Der ring der drei Wunsche" 1918

"Erbortegs Gluck" 1919

"Der Junge Goethe" 1919

"Zeischen Tod und Leben" 1919

"Figaros Hochzeit" 1920

"Die Nacht der Konigin Isabeau" 1920

"Kean" 1921

"Die Konigsloge" 1929

"Lorenzo de Medici" 1935



Bertold Breht ka thene...

"Ende nuk eshte kuptuar rendesia e tij per ne te gjithe... dhe une nuk mendoj se Moisiu mund te kundrohet si nje aktor gjerman..."


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika