 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Vaji ukrainas, "furtune" ne Greqi
E Merkure, 21 Maj 2008
Qeveria greke vendosi dje terheqjen nga tregu te vajit te lulediellit qe eshte importuar nga Ukraina qe nga 1 janari, per arsye sigurie, pasi u zbulua se ne vajin ukrainas te lulediellit kishte hidrokarbure. Nderkohe, ka dhene doreheqjen drejtori i Organit te Kontrollit te Ushqimit ne Athine, (EFET), Evangjelos Lazos. Doreheqja e tij erdhi pas akuzave per pakujdesi dhe eshte pranuar nga ministri grek i Zhvillimit Kristo Folia.
Ne nje publikim per mediat, ministri Folias tha se per te menjanuar perdorimin e produkteve te dyshimta, qeveria vendosi terheqjen e tyre nga tregu. "Kjo mase vjen pasi ne zbuluam ne fillim te ketij muaji se nje sasi vaji qe nuk bente pjese ne sasite per te cilat kishin njoftuar autoritetet e Bashkimit Evropian mberriti ne Greqi dhe ajo permbante perzierje vajrash motorike e dioksine, te rrezikshme per jeten e konsumatoreve", deklaroi ministri.
Pas alarmit te dhene ne shume vende te Evropes, por qe arriti me vonese ne Greqi, EFET-i ka terhequr nga tregu, qe nga data 9 maj, me shume se 6 mije tone vaj ukrainas. "Megjithate, ky vaj nuk paraqet rrezikshmeri te madhe per shendetin'', vleresoi EFET. "Gjithsej, 40 mije tone vaj luledielli jane perzier me hidrokarbure ne menyre te qellimshme'', beri te ditur ne prill nje ekspert i Komisionit Evropian. Por, ai nuk ishte ne gjendje te percaktonte menyren e perzierjes dhe se kush ishte pergjegjes per kete. Vaji ka mberritur me shtate anije ne France nga Ukraina dhe eshte transportuar ne Itali, Holande dhe ne Spanje.
Sakaq kane nisur te ashpersohen debatet politike lidhur me kete ceshtje. Per partine greke ne opozite, PASOK, doreheqja e Drejtorit te Kontrollit te Ushqimit eshte shenje e deshtimit te politikes qeverisese te z.Karamanlis. PASOK kritikoi qeverine duke deklaruar se heqja nga shitja e sasive te vajit te perziere eshte nje mase e marre me shume vonese perderisa nje sasi e konsiderueshme e tij eshte konsumuar.
Ndersa zyrtare te Ministrise se Zhvillimit kane reaguar duke evidentuar faktin se ceshtja e vajit te lulediellit qe rezulton i perziere nuk eshte problem qe ndodh vetem ne Greqi. Sipas tyre, behet fjale per "nje shqetesim qe ka permasa evropiane perderisa te njejtin problem perballojne dhe tete vende te tjera te BE-se.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Legalizimet, PD nuk toleron me
- Pensionet, kur dhe si duhet te aplikosh
- Mjeket: Jemi te kualifikuar dhe me grada
- Universitetet, si do hartohen testet
- Shqiperia plaket, pakesohen lindjet
- Specialistet, vjet me pak fluks pune
- Spanjishtja, dege e re ne formularin A2
- Itali, certifikata "djeg" maturantet
- Keshill kombetar per te drejtat e studenteve
- Gara per polic, si t'i shpetosh skualifikimit
- Gerdeci, banoret dy vjet larg shtepive
- Sherbimi i poliklinikave, i mjerueshem
- Cmimi i vleres se tokes do te ndryshoje
- Rritja e biletave, kushtet e urbaneve te njejta
- Engjell Kristopulli: Nuk perballojme dot cmimet e reja
|
|