Semina ne fokusin e Hamburgut
E Marte, 20 Maj 2008
Nga nje lojtar thuajse i paperfillur ne Shqiperi, 19-vjecari Klodian Semina mund te realizoje transferimin e dyte nderkombetar brenda gjashte muajve. Mbrojtesi aktual i Belasices, ne kategorine e pare te Bullgarise, eshte ne fokusin e dy klubeve gjermane te rendesishme: Hamburgut dhe Hertes se Berlinit. "Klodiani do te bashkohet me perfaqesuesen tone U-19 ne Sllovaki, per te qene pjese e grupit ne ndeshjet e "Elite Round", ku marrin pjese edhe Gjermania, Sllovakia e Kroacia, dhe per te ndjekur ne aksion do te vine edhe menaxhere te Hamburgut dhe Hertes se Berlinit", tha menaxheri i lojtarit, Rudi Vata, i cili e mori gjigantin 19-vjecar (192 cm) nga klubi i Vllaznise, por i huazuar tek ADA. Vata do te ndjeke nga afer te tre ndeshjet e Shqiperise U-19.