“In memoriam" per kineastin Erebara
E Marte, 20 Maj 2008
Imazhe qe percjellin punen e dekadave te tera ne sheshet e xhirimit anekend Shqiperise. Nje ekran i improvizuar percolli dje filma qe mbajne firmen e kineastit Gezim Erebara ne mjediset e Ministrise se Kultures. Kolege e te aferm, ne mungese te kineastit, i cili u shua ne shkurtin e vitit 2007, perkujtuan vjetorin e 80-te te lindjes se tij. Kineasti Erebara, perpos te qenit nje prej njerezve te kinemase qe ka qene as/regjisor prej filmit te pare shqiptar "Tana", per te vijuar edhe te te mevonshmit, nje pjese e te cileve mbajne edhe firmen e tij ne skenare. Nje nder filmat e tij qe permenden sa here kujtohet emri i kineastit eshte "Vajzat me kordele te kuqe" si nje bashkepunim me kineastin Piro Milkani. Ndersa do te kujtohet si regjisori i filmit te pare te pavarur, "Guximtaret", qe daton ne vitin 1970. Per te vijuar me vone edhe me filma te tjere, te cilet kane vlerat e tyre te padiskutueshme ne kinematografine shqiptare. Por filmi artistik ka qene vetem nje pjese e krijimtarise se tij, pasi ai ka levruar se tepermi edhe gjinine e dokumentarit. Jane nje sere dokumentaret e tij "Migjeni", "Gjirokastra", "Ndre Mjeda", "Kenge te bucase", "Malet me debore", "Vangjush Mio", "Brigada e 19-te sulmuese", "Me emrin tend parti", "Qyteti Ilir". E me i fundit dokumentar i tij eshte "40-vjet kinematografi shqiptare", qe daton ne vitin 1987. E kush me mire se nje kineast qe ishte prej themelimit te saj prezent mund ta realizonte kete dokumentar.