 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Janar-mars 2008, kredia per shtepi arrin kulmin
E Marte, 20 Maj 2008
Blerina Hoxha
Kerkesa per te blere prona dhe shtepi me kredi ka shenuar ne tremujorin e pare te ketij viti kulmin, bejne te ditur burime nga Banka e Shqiperise. Ky produkt konsiderohet tashme si nje nga llojet e kredive, me interes si per bankat, ashtu edhe per klientet. Pesha e kesaj kredie ka ardhur ne rritje dhe ne tremujorin e pare te vitit 2008 perbente rreth 24 per qind te portofolit te kredive te sistemit bankar shqiptar. Te njejtat burime ne Banken e Shqiperise pohojne se vendet e Evropes Qendrore Lindore arrijne nivele dyshifrore te raportit te kredive per pasuri te paluajtshme me PBB-ne, vendet e rajonit perfshire edhe Shqiperine, jane ne nivele shume me te uleta. Per vendin tone, kjo shifer llogaritet afersisht 7 per qind, e krahasueshme me vendet e tjera te Evropes Juglindore. Kredia per shtepi ka perfshire ne nje konkurrence te forte bankat e nivelit te dyte ne vendin tone. Oferta joshese po ofrohen cdo dite. Duke perfshire cmimin baze te euros euroiborin, qe eshte aktualisht 4 per qind plus perqindjen ne leke e cila varion nga 2,5 deri ne 5%, interesi vjetor i kredise arrin nga 5 deri ne 8 per qind. Nga ana tjeter, gatishmeria e bankave per te dhene kredi mbetet e larte, edhe pse Banka e Shqiperise ndermori ne fillim te vitit disa masa prudenciale per frenimin e rritjes se kredise. Arsyeja kryesore pse politikat e bankave per kredidhenien mund te mos jene ndikuar sa duhet nga keto masa, qendron ne konkurrencen e larte qe po zhvillojne bankat ne drejtim te dhenies se kredise ne leke. Por, pervec normave te interesit, bankat po konkurrojne me sherbimet qe ofrojne per interesat. Sipas nje oferte me te fundit per kredine per shtepi ofrohet edhe norme fikse interesi per te gjithe periudhen. Kredia per shtepi dhe pasuri te paluajtshme dominon kredine per individe. Bankat vecanerisht per kredite per shtepi preferojne qe apartamenti qe do te blihet te jete i hipotekuar, ne menyre qe banka te kete garanci se ne rast mos shlyerjeje te pagesave ndaj saj te kete se me cfare t'i rigjeje parate e dhena si kredi. Vlera e tregut e hipotekes ne pergjithesi duhet te jete 150% ose 1,5 here me e larte se shuma e dhene kredi. Afatet e shlyerjes se kredise variojne per kredite per shtepi nga 10 deri ne 25 vjet, por afati normal konsiderohet 15 vjet. Gjithashtu, normat e interesit variojne ne banka te ndryshme, por edhe nje banke jep interes te ndryshem ne varesi te klienteve, shumes dhe kushteve te tjera plus nje norme qe percaktohet ne tregjet financiare nderkombetare. Pagesat mujore perfshijne interesin e kredise se perfituar dhe nje pagese te vogel te bazes se kesaj shume pa interesin. Por, ndodh qe juve iu lind mundesia te shlyeni kredine para afatit te vendosur ne kontraten e kredise. Ky fakt merret parasysh qe ne fillim kur lidhet kontrata, duke percaktuar keshtu edhe disa kushte parapagimi. Nje pyetje e rendesishme qe duhet t'i drejtoni vetes kur hyni ne borxh eshte nese shuma e marre po krijon nje borxh te mire apo te keq. Borxh i mire konsiderohet kur huaja merret per dicka, te ciles do t'i rritet vlera me kalimin e kohes. Per shembull, blerja e nje prone te patundshme, hapja e nje biznesi ose marrja e huas per qellime edukimi, konsiderohen si arsye te mira per te hyre ne borxh. Vecanerisht, huat per qellime edukimi konsiderohen si borxh i mire, sepse ne te ardhmen nje edukim me i mire do te rrise te ardhurat tuaja. Ndersa, borxh i keq konsiderohet atehere kur ju merrni nje veprim te pamatur financiar dhe nuk jeni ne gjendje ta shlyeni huan brenda afatit te caktuar.
Interes nderkombetar per apartamentet shqiptare
Pasurite e paluajtshme te Shqiperise dhe apartamentet ne te njejten kohe jane duke u pare me mjaft interes ne tregjet nderkombetare, sidomos ne Britanine e Madhe. Pak dite me pare, ne Shqiperi u mbajt konferenca e pare nderkombetare ne lidhje me zhvillimin dhe perspektiven e "Real Estate".
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Bankat nuk respektojne transparencen
- Bankat, ja detyrimet ligjore per transparencen
- Nafta, cmimi kalon 160 leke per liter
- Kerkesa dhe oferta per nafte, parashikime
- Tirane, spekulohet me cmimin e naftes
- Gjeografia e sigurimeve, 50% ne Tirane
- Bankat, investime me rrezik dhe manovra me depozitat
- ARMO, si do perdoren 125 milione euro
- Fajdet, kur do shperndahen parate
- "Gjallica", parate e zhdukura arrijne miliarda leke
-
- Financimet e huaja, demet 1 miliard leke
- Kriza, nafta drejt 200 USD per fuci
- Berisha: Biznesi i huaj i besoi qeverise
- "Privatizimi i ARMO-s, transparent"
|
|