SHBA i shet Rumanise avione luftarake F-16
E Marte, 20 Maj 2008
Pentagoni ka njoftuar Kongresin se eshte duke i shitur Rumanise 24 avione te rinj gjuajtes "Lockheed Martin Corp F-16" dhe 24 avione te vjeter te rinovuar ''F-16". Kjo shitje e publikuar dje, vjen pas nje marreveshjeje me vlere prej 4.5 miliarde dollaresh. Agjencia e Bashkepunimit per Sigurimin e Mbrojtjes, qe vezhgon shitjen e armeve jashte vendit, pohoi se Kongresi ka 30 dite per ta bllokuar shitjen, por veprime te tilla jane te rralla. Agjencia e Pentagonit theksoi se u kishte thene paraprakisht ligjvenesve amerikane se mund t'i shiste Rumanise, avione "F-16", nisur nga fakti se ajo eshte aleate e NATO-s.