Partite serbe ne gare per votat socialiste
E Marte, 20 Maj 2008
Nacionalistet serbe i kerkuan dje Partise Socialiste te linte ngurrimet e te behej pjese e nje koalicioni qeveritar, qe do te pezullonte perpjekjet e Serbise per anetaresim ne BE. Lideri i Partise Radikale, Tomislav Nikolic, tha se homologu socialist, Ivica Dacic, duhet "ta ndante mendjen". "Pse duhet te deshtojne bisedimet mes dy partive te nje ideologjie thuajse te njejte", tha ai. Aleanca e Tadicit doli e para ne zgjedhjet e pergjithshme te se dieles, por nuk arriti te siguronte shumicen. Tadic tha se do te donte me Partine Socialiste nje qeveri te bazuar ne pajtimin kombetar.