PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Serbia perkrah Rusise?


E Marte, 20 Maj 2008

Filip Slavkovic*

Megjithese forcat pro-evropiane ne Serbi fituan me 11 maj 10% me shume vota se forcat konservatore dhe nacionalistet, duket se ato kane pak gjasa te krijojne nje koalicion qeverises. Kjo do te thoshte nderrim i kursit. Ne qender te Beogradit Grand-hotel Moska dhe restoranti luksoz, "Cari rus" deshmojne per me shume se nje shekull lidhjen e Serbise me vellane e madh sllav, Rusine. Megjithese Rusia ndodhet 1500 km larg Serbise, te dy vendet i bashkon origjina e perbashket etnike, ngjashmeria e gjuheve dhe besimi ortodoks.

Por edhe politikisht Rusia e mbeshtet Serbine. Ne Keshillin e Sigurimit Moska bllokoi njohjen e pavaresise se njeanshme te Kosoves. Mjaft ndertesa ne Beograd u mbushen atehere me parulla "Faleminderit Rusi." Por studiuesi i se drejtes nderkombetare, Vojin Dimitrijevic eshte i mendimit se Rusia pret afrimin ekonomik si shperblim per perkrahjen politike qe ofron: "Perse mbeshtet Rusia nje vend qe nuk eshte fqinji i saj? Ne mund te jemi njera nga pak enklavat ruse ne Evrope, mjete per te ushtruar presion. Nje gje te tille na e ben mjaft te qarte diplomacia ruse".

Serbia dhe Rusia vendosen kete muaj nje marreveshje per energjine, qe parashikon shitjen 51% te koncernit shteteror energjetik serb (NIS) per 400 milione euro te Gazpromi. Vete ky fundit do te investoje 500 milione euro per gazsjelles ne Serbi.

Ekspertja per energjetiken, Siljka Pistolova, shprehet se Serbia mund te perfitoje 50 milione euro ne vit nga kalimi i gazsjellesit te ri rus qe do te kaloje neper Serbi, me emrin Bahu-jugor, dhe qe ndodhet ne konkurrence me projektin e gazsjellesit evropian, Nabuko. Megjithate Pisotolova kritikon fshehtesine me te cilen kryhet tenderi per shitjen e koncernit energjetik. Ajo kerkon tender te hapur, ku edhe ofruesit perendimore te kene mundesi te konkurrojne. Ndersa ministri i energjise ne Serbi, konservativi Predrag Bubalo e sheh bashkepunimin me Rusine ne sektorin energjetik si nje investim ne politiken e sigurise: "Kjo marreveshje ka nje vlere gjeostrategjike dhe politike, sepse me kete krijohet lidhja e Rusise me Evropen. Marreveshja eshte e rendesishme edhe per sigurine, sepse nga destabilizimi nuk do te prekej vetem vendi yne, por edhe vende te tjera".

Fjalet e ministrit serb tingellojne si paralajmerim per evropianet ne anen tjeter te gazsjellesit. Marredheniet e BE-se me Serbine jane te tensionuara. Megjithese Serbia zhvillon 60% te tregtise me vendet perendimore, nacionalistet kerkojne lidhje me te forte me Rusine si nga ana diplomatike ashtu edhe ajo ekonomike.

Politikanet serbe po ju bejne mjaft koncesione ruseve kritikon edhe studiuesi i se drejtes nderkombetare, Vojin Dimitrjevic duke krahasuar marreveshjen per energjine qe Gazpromi lidhi me Serbine me ate qe ai lidhi me Hungarine apo Bullgarine: "Po te krahasosh marreveshjen per naften qe Bullgaria lidhi me Rusine, ky vend eshte me 50% pronar dhe partner i barabarte, ndersa Serbia ne marreveshjen qe ka bere del si nje partner minor. Edhe gjuha e kesaj marreveshjeje eshte ne rusisht gje qe nuk u be ne marreveshjen e Bullgarise, aty marreveshja ishte ne dy gjuhe".

(*) Analist, Dojce Vele




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika