Gjermani, sa shume te varfer mes luksit
E Marte, 20 Maj 2008
Nje ne tete gjermane jeton ne varferi, ne baze te nje raporti te ri te qeverise gjermane. Ministri gjerman i Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Olaf Shulc, deklaroi dje se keta faktore deshmojne per nevojen qe ne Gjermani te sanksionohen me ligj pagat minimale. "Te pakten 13% e gjermaneve jetojne ne nivelin e varferise, dhe 13% te tjere do te jetonin po keshtu ne kete nivel, nese nuk do te mbeshteteshin nga programet sociale te shtetit", pohoi ne nje interviste qe i dha gazetes "Bild am Sonntag" ministri gjerman, duke komentuar raportin me te fundit mbi varferine te qeverise, i cili u publikua dje. "Hendeku midis te pasurve dhe te varferve eshte zgjeruar edhe me tej", tha Shulc, duke shtuar se "prinderit qe jetonin te ndare nga bashkeshorti tjeter dhe te papunet per nje kohe te gjate jane shtresa me e prekur."
"Mua me duket vecanerisht shqetesuese qe numri i atyre qe jane ne pune dhe vazhdojne te jetojne ne nivelin e varferise, eshte rritur edhe me tej", thote ministri gjerman i Punes. "Kjo tregon se rrogat tona ne Gjermani jane te uleta dhe ne kemi nevoje ta percaktojme nivelin minimal te pagave."
Ne mbeshtetje te Olaf Shulcit u shpreh dje dhe zevendeskryetarja e PSDGJ, Andrea Nahles: "Raporti i ri per varferine dhe pasurine tregon shume qarte, se me shume njerez, qe jane ne pune, mbeten megjithate ne nivelin e varferise. Pra, ne kemi njerez, qe fitojne shume pak. Prandaj ne kemi nevoje ta caktojme nivelin minimal te pagave".
Por kunder kesaj kerkese te vjeter te socialdemokrateve u shpreh sekretari i Pergjithshem i CDU-se, Folker Kauder. Kanalit te dyte televiziv gjerman, ZDF, ai i tha: "Paga me nivel minimal te percaktuar shkaterron vende pune dhe nuk krijon vende te reja pune. Po pikerisht jane vendet e reja te punes, ato qe nevojiten, per t'i nxjerre njerezit nga varferia".
Kur konsiderohesh i varfer ne BE
Bashkimi Evropian i percakton si "te varfer" ata shtetas qe fitojne me pak se 60 per qind te pagave mesatare ne vendin ku jetojne. Sipas te dhenave te ministrit gjerman te Punes, Shulc, i varfer ne Gjermani konsiderohet ai qe jeton vetem dhe fiton ne muaj 781 euro. Sipas statistikes, i pasur ne Gjermani konsiderohet ai qe ka ne muaj, te pakten 3418 euro ne dispozicion.