Barak Obama: Mos ma shani gruan
E Marte, 20 Maj 2008
Kandidati demokrat per President, Barak Obama, deklaroi dje se kritiket republikane nuk duhet te vene bashkeshorten e tij Michelle ne shenjester. "Keta njerez duhet te lene te qete gruan time", kerkoi Obama ne nje interviste per programin "Good Morning America" te televizionit ABC. Obama iu referua nje videoje katerminuteshe qe u dergua javen e kaluar ne "YouTube" nga Partia Republikane e Tenisit gjate nje vizite te Michelle Obames, ku paraqitej nje deklarate qe ajo kishte bere ne muajin shkurt. Deklarata e Michelle Obames se "per te paren here ne jeten time prej te rriture ndihem krenare per vendin tim", shkaktoi nje polemike ne ate kohe. Kritiket theksuan se dukej si jo patriotike dhe tregonte se ajo nuk kishte qene krenare per vendin e saj perpara kandidimit te bashkeshortit te saj.
Ne intervisten per televizionin ABC, Obama, senator i Ilinoisit dhe kandidat kryesor demokrat per zgjedhjet e nentorit kunder republikanit Xhon Mekejn, e cilesoi videon si dicka te "ulet" dhe theksoi se "pjesa me e madhe e amerikaneve do ta mendonin ne te njejten menyre". Videoja shfaqte ne menyre te vazhdueshme deklaraten e Michelle Obames te perzier me komentet e banoreve te shtetit te Tenisit, lidhur me patriotizmin e tyre. "Cili do qe te jete ne drejtim te GOP-se te shtetit Tenisit duhet te mendoje me gjate dhe me shume lidhur me llojin e fushates qe do te drejtoje", deklaroi Obama.