PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Stabiliteti" i Putinit


E Marte, 20 Maj 2008

Artikullin ne vazhdim per te perditshmen "Washington Post" e ka shkruar Oleg Koszlovski, udheheqes i levizjes opozitare ne Rusi "Mbrojtja", i cili aktualisht vuan denimin me dy jave burgim per mosbindje qytetare

"The Washington Post"

Vladimir Putini e ka cilesuar stabilitetin si nje prej arritjeve me te medha derisa ishte President i Rusise, por stabiliteti ne Rusi ekziston vetem ne dukje, i mbeshtetur nga te hyra e norme nga nafta dhe propaganda masive nga mediat e kontrolluara nga qeveria.

Prapa kesaj fasade, ekziston nje rritje e pashembullt te korrupsionit, nje popullate qe ne mase te madhe vuan nga varferia dhe nje makineri e tere kunderzbulimi vendor dhe burokratik, pushteti i te cilit nuk kontrollohet kurre.

Stabiliteti i Putinit eshte stabilitet i kampeve te burgimit qe dikur njiheshin si 'gulage', ku rojat gjithnje sigurohen qe te burgosurit e bindur te shperblehen dhe te denohen telashexhinjte potenciale.

Dallimi midis Rusise se sotme dhe kampeve sovjetike eshte se shumica e ruseve nuk kane njohur tjeter lloj qeverie, prandaj edhe nuk jane te vetedijshem sa jane te kufizuar.

Ne dy vitet e fundit, niveli i represionit ne Rusi ka arritur nivelin e ngjashem me ate te viteve me te renda gjate Lutes se Ftohte. Fushata e ashper e regjimit dhe gabimet strategjike te lidereve te meparshem opozitare kane bere qe partite politike tradicionale te humbin ndikimin qe dikur kane pasur mbi Rusine.

Iluzionet e vjetra nderkaq mbi marrjen e pushtetit nga avokatet e demokracise jane shtypur me te ashtuquajturat zgjedhje parlamentare te dhjetorit. Edhe presidenti aktual i Rusise, Dmitry Medvedev, eshte mik te vjeter te Putinit dhe pjese e sistemit aktual.

Shpresat se Medvedev mund te siguroje nje te ardhme me te hapur jane te gabueshme. Ai eshte larg nga synimet qe te liberalizoje Rusine dhe e kupton mire se cdo perpjekje ne kete drejtim per te nenkupton humbje kontrolli; gje qe per pushtetaret e korruptuar te Rusise do te nenkuptonte nje kercenim fatal.

Rezistenca paqesore e modelit te Mahatma Gandhit apo Martin Luther Kingut eshte opsioni i fundit ne arsenalin e avokateve pro-demokratike. Per te qene te suksesshem, duhet fillimisht te analizohen gabimet, te punohet bashkerisht ne menyre efektive dhe te zgjohet shoqeria nga kjo gjendje apatie.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika