Bota ka uri, OKB hesht
E Marte, 20 Maj 2008
Nga Mikhail Gorbacov*
Kriza boterore e ushqimit duket se ka kapur ne befasi jo vetem udheheqesit politike, por edhe ekspertet. E cilesuar fillimisht si "cunami i heshtur", tashme ajo nuk eshte me e heshtur. Ne shume vende, perfshi edhe disa prej atyre qe konsiderohen si kyc per stabilitetin rajonal dhe global, tashme kane nisur protestat per buken. Disa prej shkaqeve te kesaj krize jane te dukshme: konsumi gjithnje ne rritje i ushqimit ne Kine dhe Indi; te cilat po perjetojne nje zhvillim te zhurmshem; kerkesa gjithnje ne rritje per biokaburantet te tilla si etanoli, i cili prodhohet prej misrit; ndryshimet e kushteve atmosferike te shkaktuara nga ngrohja globale dhe nga mungesa e ujit.
Pika e pare eshte nje tendence e paevitueshme, dhe duhet te gezohemi qe qindra miliona vete jane duke u shkeputur prej varferise dhe mundet t'ia lejojne vetvetes nje ushqim korrekt. Planeti yne eshte plotesisht ne gjendje per te ushqyer: sipas eksperteve, me teknologjite aktuale bujqesore, prodhimi do te mjaftonte per 8 miliarde njerez. Arsyet kryesore te kesaj krize te papritur jane te gjitha humane dhe jane te gjitha fryt i veprimit - ose me mire: mosveprimit - te politikaneve.
Valle nuk ishin paralajmeruar mbi ngrohjen globale dhe nevojen e marrjes se masave kunder saj? Prodhimi i etanolit ishte paraqitur si nje menyre mjaft e leverdishme ekologjikisht per te reduktuar vartesine prej naftes. Por nuk ishin marre ne konsiderate te gjitha aspektet, dhe rezultati ishte paradoksal: ne shume vende taksapaguesit subvencionuar transformimin e dritherave ne etanol, duke reduktuar ne kete menyre burimet e dritherave. Kjo ne te vertete krijoi nje rreth vicioz, qe edhe nje here tregon se nuk ekzistojne zgjidhje te thjeshta as fjale magjike. Ne javet e kaluara drejtori i Pergjithshem i FAO-s, Zhak Diuf, ka nenvizuar me te drejte se si kriza ishte pjekur gjate dhjetevjecareve dhe qe ishte rezultati i nje "politike te gabuar 20-vjecare". Ndersa ndihmat per bujqesine ne vendet ne zhvillim ishin pergjysmuar midis 1990 dhe 2000, bujqve te vet bota e industrializuar ka vazhduar t'i shperndante subvencione bujare.
Si te thuash: t'i leme "ata" qe te mbyten ose te notojne ne dallget e tregut te lire, ndersa "tanet" do te shpetohen. Tani qe kriza e ushqimit eshte edhe mes nesh - dhe ka shume te ngjare qe te mbetet - dy jane gjerat qe duhen bere. E para eshte qe te merren masa emergjente. E dyta eshte te kuptohet mesimi dhe te perdoret per nje veprim afatgjate. Me evoluimin e situates, vendet do te ndjekin parimin e "secilit per vete" ose do te tregojne me ne fund force dhe aftesi per te punuar se bashku dhe per te vepruar ne menyre efikase? Pergjigjja nuk eshte akoma e qarte. Disa vende prodhuese te ushqimit kane vendosur tashme kufizime ndaj eksporteve per t'i mbajtur te ulet cmimet dhe per te evituar zemerimin popullor. Ky eshte nje reagim i kuptueshem, por nuk mund te funksionoje per nje afat te gjate. Duhen zgjidhje ne nivel nderkombetar. Sekretari i Pergjithshem i OKB-se ka thirrur se fundmi nje takim te drejtuesve te 27 organizmave nderkombetare per te koordinuar pergjigjen e komunitetit boteror.
U krijua nje force speciale per nderhyrjen, c'ka eshte nje hap i pare mjaft i mire. Vendet e pasura kane dhene gjysme miliardi dollare per ndihmat ushqimore urgjente - nje shume jo e madhe, por megjithate eshte nje fillim i mire. Programi i G-8 qe do te mbahet ne Japoni, ne fillim te korrikut, eshte modifikuar: Kryeministri japonez ka propozuar qe te diskutohet "kercenimi i urise dhe mungesa e ushqimit" ne bote. Edhe shoqeria civile globale eshte vene ne levizje, edhe shume NGO kane ofruar ndihmen e tyre. E gjitha kjo eshte e mire dhe e drejte, por une vazhdoj te pyes veten se cfare ben Keshilli i Sigurimit, i cili, sipas Kartes se OKB-se, "mban pergjegjesine kryesore ne ruajtjen e paqes dhe sigurise nderkombetare". A nuk shikohet nga dritaret e Pallatit te Xhamit kercenimi i paqes dhe sigurise? "Jam i habitur, deklaroi Diuf, qe nuk u thirra nga Keshilli i Sigurimit" per te raportuar me urgjence mbi situaten. Diplomatet e OKB-se duken shume te mesuar per te punuar si nje skuader zjarrfikesish, qe i pergjigjet krizave kur ato kane degjeneruar tashme ne armiqesi.
Sigurisht qe kjo eshte nje pune e domosdoshme, por zhvillimi i masave parandaluese eshte akoma edhe me e rendesishme. Si eshte e mundur qe, ndersa parlamentet kombetare i dedikojne sesione te posacme per problemet me urgjente, duke mobilizuar te gjithe ekspertet e disponueshem dhe gjejne gradualisht zgjidhje, e njejta gje nuk ndodh ne nivelin nderkombetar?
Keshilli i Sigurimit akoma nuk eshte bere nje qender vendimmarrese qe te mund te terheqe vemendjen e udheheqesve boterore mbi problemet reale - prioritetet e verteta, jo ato te shtremberuara qe ne shikojme sot mbi tapet. Eshte e domosdoshme te fillohet tani, pa pritur me reformen e OKB-se, e cila natyrisht eshte e domosdoshme. Nese eshte e vertete se perjashtimi i vendeve te tilla si India, Brazili, Japonia, Gjermania dhe Afrika e jugut nga grupi i vendeve anetare te perhershme te Keshillit te Sigurimit eshte e gabuar dhe duhet korrigjuar dhe se sfera e tij e influences duhet te perfshije sigurine ekonomike dhe ambientale sepse nuk ndryshon axhenda dhe duke filluar te angazhohen, menjehere, keto vende ne diskutim? Problemi eshte inercia. Por kriza e ushqimit na ka rikujtuar edhe nje here me shume se inercia te vret.
(*) Ish-presidenti i fundit i BRSS
Editoriali i djeshem ne "La Stampa"