PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kosova, vend transit i krimit te organizuar


E Marte, 20 Maj 2008

Kosova eshte vend transit per krimin e organizuar dhe format e kesaj pranie jane nga me te ndryshmet, thone perfaqesues te Sherbimit Policor te Kosoves. Sipas tyre, ka raste edhe te vrasjeve qe kryhen ne kuader te krimit te organizuar. Rrahman Sylejmani, asistent i zevendeskomisarit per shtyllen e krimeve ne SHPK, tha se ne Kosove ekzistojne dy lloj kategorish te krimit te organizuar, ai trans-kufitar dhe ai brendshem. "Duke marre parasysh vete pozicionin gjeografik qe ka Kosova, periudhen qe ka kaluar deri me tani, gjate dhe pas luftes, ne ndertimin e te gjitha kapaciteteve, si dhe shtetet perreth, duke marre parasysh edhe te gjitha ato rrugetimet qe i ka krimi i organizuar, kemi dy lloj kategorish te krimit te organizuar, ate trans-kufitar edhe te brendshem", thote Sylejmani. Ai shpjegon edhe format tjera nepermjet te cilave vepron rrjeti i krimit te organizuar ne Kosove. "Kosova ballafaqohet me trafikimin e substancave narkotike ne rend te pare, te qenieve njerezore, kemi trafikimin e armeve. Keto jane ato kategorite me te shumta, per te cilat nje pjese e territorit te Kosoves shfrytezohet. Nje pjese e mallit te trafikuar sigurisht qe eshte ne Kosove, por pjesa me e madhe ka destinacion vendet tjera perendimore, nga juglindja ne drejtim te perendimit", thote Sylejmani.

Per te luftuar krimin e organizuar nevojitet vullnet politik, thote ministri i Puneve te Brendshme, Zenun Pajaziti, duke shtuar se perkushtimi i Qeverise se Kosoves eshte zero tolerance ndaj krimit te organizuar. "Ne kemi vullnetin, perkushtimin, por edhe instrumentet e nevojshme per luftimin e krimit te organizuar. Perfundimisht, roli dhe participimi i qytetareve dhe i shoqerise civile ne kete proces eshte jetik, qe pashmangshem dergon arritjen e qellimeve te perbashketa. Ne luften kunder krimit te organizuar do te jemi te pa kompromis", thekson Pajaziti.

Ministri Pajaziti pohon se lufta kunder krimit te organizuar eshte lart ne agjenden e prioriteteve te Ministrise se Puneve te Brendshme. Keshtu qe brenda ketij viti kjo ministri, thote ai, do te beje kompletimin e infrastruktures ligjore dhe hartimin e politikave per luftimin e krimit te organizuar. "Sundimi i ligjit eshte themeli i prioriteteve dhe aktiviteteve tona. Ne kuader te sundimit te ligjit hyjne nje varg aktivitetesh qe kane te bejne me luftimin e krimit te organizuar dhe atij ordiner, korrupsionit dhe dukurive tjera negative".

"Ne jemi te perkushtuar qe me te gjitha kapacitetet tona qe i kemi, gjegjesisht me mekanizmat qe ekzistojne ne kuader te MPB-se e me theks te vecante ne Policine e Kosoves, te jemi ne nivel te larte te detyres qe te mbrojme sundimin e ligjit", pohon Pajaziti. Megjithate, ministri i Puneve te Brendshme, Zenun Pajaziti, tha se krimi i organizuar shfaqet ne gjithe rajonin dhe rrjedhimisht kjo ceshtje duhet te adresohet ne nivel rajonal.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika