Kosove, paralajmerohet shtyrja e EULEX-it
E Marte, 20 Maj 2008
Shefi i Misionit te Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine ne Kosove, EULEKS,
Iv de Kermabon ka paralajmeruar dje shtyrjen e fillimit te punes se ketij misioni. "Nje shtyrje eshte e mundshme, per aq kohe sa nuk do te kete nje kornize te qarte ligjore", deklaroi Kermabon. Ai po qendron per vizite trediteshe ne Kosove, ku me udheheqesit me te larte te vendit do te bisedoje per rruget e funksionimit te ketij misioni pas 15 qershorit, kur pritet te hyje ne fuqi Kushtetuta e Kosoves. Gjate nje vizite qe i ka bere komunes se Klines, ai ka perseritur se vonesa e vendosjes se misionit evropian ne Kosove ka karakter politik. "Kosova tashme eshte pjese e BE-se", deklaroi Kermabon dhe shtoi: "Qellimi i EULEKS-it eshte sundimi i ligjit, gje qe nenkupton se doganat dhe policia duhet te kontrollohen.
Fundjaven e shkuar, edhe nga Brukseli kane ardhur sinjale se Bashkimi Evropian, sipas te gjitha gjasave, nuk do te jete ne gjendje qe te merr persiper misionin ne afatin e percaktuar. Kete e kane pranuar vete zyrtaret evropiane te ngarkuar me ceshtjen e Misionit evropian ne Kosove. "Data 15 qershor do jete shume e veshtire per t'u arritur ne menyre qe ne te jemi plotesisht operacional", ka deklaruar ne Bruksel, Victor Reuter.