Ishinger: Deshtimi i aludimeve per pavaresine
E Marte, 20 Maj 2008
"Zerat se pavaresia e Kosoves bart pasoja te keqija, dolen te gabuara". Kete pohim e beri dje, ish-i derguari i Bashkimit Evropian ne negociatat shtese per statusin e Kosoves, tani kryesues i ri i Konferences se Mynihut per politikat e sigurise, Volfgang Ishinger. Sipas Ishinger, pavaresia e Kosoves eshte pa alternative me te mire. "Ashtu si me pare, e konsiderojme pavaresine e Kosoves si pa alternative, por si nje pavaresi te mbikeqyrur. Te gjitha zerat se nje lloj pavaresie e tille do te sillte pasoja te keqija, u deshmua se ishin te gabuara", citon RTK nje interviste qe Ishinger ka dhene per sektorin e kultures te Radios gjermane. Ne intervisten e tij, Ishinger pohon se kishte shpresuar qe "ne fund mund te arrihej nje kompromis mes Beogradit dhe Prishtines".