PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Thaci: Me 15 qershor, me fuqi te plote


E Marte, 20 Maj 2008

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, paralajmeroi dje se institucionet e Kosoves do te fillojne te funksionojne "si institucione te mirefillta shteterore", nga 15 qershori, kur hyn ne fuqi Kushtetuta e Kosoves. "Deri atehere, duhet te kemi gati infrastrukturen ligjore", shtoi Thaci, duke iu referuar 15 qershorit, dates se paracaktuar per hyrjen ne fuqi te Kushtetutes se Kosoves. Thaci vuri ne dukje rendesine e vecante qe merr ne keto rrethana projektligji per Agjencine e Sherbimit te Fshehte. "Sherbimi i Fshehte nuk do te kete kurrsesi ndikime partiake apo politike, por do te jete nje institucion shteteror profesional dhe shumetnik", tha Kryeministri. Ai verejti se ky sherbim ka nje rendesi jetike, por eshte dhe "nje pergjegjesi e madhe per vendin, qytetaret, per sigurine dhe stabilitetin ne Kosove dhe rajon". Qeveria e Kosoves miratoi dje dhe projektligjet per Azil, Arsimin, Menaxhimin e Integruar dhe Kontrollin e Kufirit Shteteror, si dhe projektligjin per festat zyrtare.




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika