PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Thaci, se shpejti vizite zyrtare ne Shqiperi


E Marte, 20 Maj 2008

PRISHTINE - Kryeministri i Republikes se Kosoves, Hashim Thaci, deklaroi dje se gjate nje takimi te zhvilluar me gazetare nga Vlora, se se shpejti do te zhvilloje nje vizite zyrtare ne Shqiperi. Thaci falenderoi autoritetet lokale te Vlores, forcat politike, gjithe qytetaret, per titullin "Qytetar Nderi", qe iu dha pak jave me pare. "E konsideroj kete si nje pergjegjesi shtese, kombetare dhe demokratike. E ndiej veten vlonjat dhe krenohem me Shqiperine, me Vloren", theksoi Kryeministri. Ai nenvizoi se kete vit do te kete nje fluks te jashtezakonshem te turisteve nga Kosova ne drejtim te Shqiperise. "Edhe kete vit, qytetaret kosovare do te frekuentojne bregdetin e Shqiperise, ate te Vlores", u shpreh Thaci, duke shtuar se do te deshironte te kalonte pushimet ne Shqiperi, ashtu sic ka bere edhe here te tjera me pare.

Kreu i Qeverise se Kosoves theksoi se viti 2008 ishte nje vit i shqiptareve, viti i pavaresise se Kosoves, i fteses se anetaresimit te Shqiperise per ne NATO. Duke folur per ate qe do te ndodhe pas 15 qershorit, kur pritet te hyje ne fuqi Kushtetuta e Kosoves dhe te nise misioni i BE-se, EULEX, Kryeministri Hashim Thaci, tha se "nuk shoh ndonje dileme ne kete drejtim, shoh nje proces te natyrshem". Sipas tij, autoriteti nderkombetar aktual ne perputhshmeri me Dokumentin e Presidentit Ahtisari dhe Kushtetuten e Kosoves, do te kaloje pergjegjesite tek autoritetet e shtetit te ri te Kosoves. "E konsideroj nje proces te zakonshem, qe do te permbyllet me integrimin sa me te shpejte te Kosoves ne strukturat e NATO-s dhe te Bashkimit Evropian", theksoi Thaci ne bashkebisedim me gazetaret e Vlores.






Komento artikullin | Shiko komentet (7 komente)
Te Tjera nga rubrika