PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Tirana me kembesore dhe bicikleta


E Marte, 20 Maj 2008

Qendra e Tiranes pritet te kthehet ne nje qender kembesoresh. Sipas strategjise me te re mbi transportin, ka ardhur koha te ndryshohet mentaliteti i drejtuesve te mjeteve private. "Ata duhet te fillojne te mendojne per te perdorur mjete alternative, sepse Qendra e Tiranes do te kthehet ne nje zone kembesore", u shprehen dje specialistet e transportit. Keshtu, parashikohet qe qytetaret te mos mund te kalojne ne zonen e qendres me automjetet e tyre, por ne kembe, ose me bicikleta. Nje gje e tille pritet qe pervecse te zhduke kaosin ekzistues, te ule ne maksimum nivelin e ndotjes. Trafiku eshte nje nder problemet me te medha qe te qendres. Nderhyrja per ta pakesuar ate eshte e domosdoshme po te kemi parasysh nje tirane aktuale me me shume se 1 milione banore dhe me me shume se 200 mije automjete qe qarkullojne neper rruge. Qendra e kontrollit eshte faza finale per sinkronizimin e rrjetit semaforik te vendosur tashme si dhe e te gjithe teknologjise se nevojshme per menaxhimin dhe kontrollin e trafikut.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika