Shkollat, "djegin" parate e prinderve
E Marte, 20 Maj 2008
Luljeta Ndoka
Parate e prinderve, dhene per nevoja te shkolles, rrezikojne te vidhen. Ka edhe nje muaj kohe qe te mbaroje viti shkollor, e megjithate shumica e drejtorive te shkollave te Tiranes nuk i kane blere ato mjete mesimore, per te cilat jane kerkuar parate. Konstatimin e ka bere nje grup pune i ngritur nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, i cili ka verejtur se udhezimi mbi dhurimet e prinderve nuk ishte zbatuar ne asnje pike te tij.
Grupi i projektit "Cilesi dhe barazi ne arsim", ka filluar kontrollet per udhezimin per "Grumbullimin, ruajtjen dhe perdorimin e te ardhurave nga dhurimet nga prinderit e nxenesve te shkollave te arsimit parauniversitar". Gjate "seances" se pyetjeve nga anetaret e grupit te punes, drejtuar krereve te shkollave te kryeqytetit, ka rezultuar shkelja e pare, qe ka te beje me caktimin e shumes qe u kerkohet prinderve, nga ana e drejtoreve te shkollave. Ndersa ne udhezim thuhet qe kontributi i prinderve duhet te jete vullnetar dhe se gjate nje viti prinderve nuk u kerkohet me shume se 1000 leke. Ky eshte kufiri, por prindi e vendos vete sa para do te jape per shkollen, por sipas listave qe ishin ne drejtori, dilte qe shumen e kishte vendosur jo prinderit, por drejtoria. Lista e kerkesave te drejtorive te shkollave permbante nje sere materialesh. Dikush kerkonte aparat fotografik, mjete per fizkulturen, nje tjeter derrase e zeze, fotokopje, per biblioteken, rojen e shkolles etj. Sipas burimeve nga organi mediatik i Ministrise se Arsimit, i gjithe udhezimi, i cili normalisht duhet te kaloje neper disa faza njohjeje dhe pastaj edhe realizimi, ishte reduktuar ne grumbullimin e nje sasie lekesh te prinderve.
Fondet e dhuruara nga nxenesit rrezikojne te digjen. Grupi i punes i ngritur nga Ministria e Arsimit ka verejtur se parate nuk ishin perdorur per asgje. Pra, per asnjeren nga kerkesat qe kishte parashtruar stafi i shkolles dhe per te cilin ishin mbledhur parate nga nxenesit apo prinderit e tyre. Grupi i punes ka shtruar shqetesimin se edhe nje muaj shkolla mbyllet. Pra, edhe sikur udhezimi te zbatohej sipas pikave te tij, tashme nuk ka kohe per t'u plotesuar ato kerkesa. Deri me tash, nuk jane blere as aparate, as letra, as libra per biblioteken, as mjete per fizkulturen etj., me perjashtim te disa mjeteve ndihmese si perde per shkollen dhe saksi lulesh. Ne kete menyre, udhezimi per "Grumbullimin, ruajtjen dhe perdorimin e te ardhurave nga dhurimet nga prinderit e nxenesve te shkollave te arsimit parauniversitar", nuk eshte zbatuar ne asnje pike te tij, gje qe perben nje shkelje mjaft te rende.
Shkelet ligji, parate i mban drejtori i shkolles
Grupi i punes, i ngritur nga Ministria e Arsimit, ka konstatuar gjithashtu se eshte shkelur edhe pika e udhezimit, qe flet ne lidhje me kompetencat per zbatimin e tij. Udhezimi percakton se listen permbledhese per nevojat e shkolles e harton keshilli pedagogjik dhe me pas ate e miraton bordi i shkolles, duke e firmosur nga kryetari i bordit dhe drejtori i shkolles. Por, ne rastin konkret, ne shkollen, ku grupi i punes ka kryer kontrollet, eshte verejtur se parate gjendeshin ne kasaforten e drejtorise se shkolles. Kjo perben shkelje, po te kemi parasysh udhezimin, i cili percakton se kjo eshte detyre e nendrejtorit. Sipas udhezimit, "drejtori i shkolles ngarkon njerin nendrejtor, nese ka te tille, ose nje mesues, qe te grumbulloje leket e dhuruara nga prinderit". Gjithashtu, udhezimi per "Grumbullimin, ruajtjen dhe perdorimin e te ardhurave nga dhurimet nga prinderit e nxenesve te shkollave te arsimit parauniversitar", parashikon se "parate, qe dhuron nje prind, i dorezohen drejtperdrejt personit te ngarkuar ose derdhen ne llogarine rrjedhese te shkolle". Pra, sic mund te verehet, keto pika te udhezimit nuk jane zbatuar. Sipas grupit te punes, parate i mbante vete drejtori, gje qe bie ne kundershtim te plote me udhezimin perkates te Ministrise se Arsimit. Tashme pritet te shihet deri ne fund te vitit shkollor se cfare do te behet me keto para per te hedhur poshte ose vertetuar akuzat e prinderve per abuzime.
DAR nuk kreu kontrolle
Nje nga pikat e udhezimit eshte raportimi dhe kontrolli. Per te gjitha materialet e blera ne shkolle, ne saje te kontributit te prinderve, drejtori i shkolles raporton me shkrese te posacme DAR. Edhe kjo nuk eshte zbatuar. Eshte detyre ligjore e DAR/ZA-ve qe te ushtrojne kontroll mbi menyren e perdorimit te lekeve te prinderve nga shkollat e tyre.
Mitmarrja, shkak i udhezimit
Shkaku i daljes se udhezimit lidhet me abuzimet qe jane bere nga mesuesit, duke u kerkuar para nxenesve. Ka qene ky shkaku pse MASH kerkoi qe kontributi ne leke i prinderve, si dhe donatoreve te ndryshem, te jete vullnetar. "Gjate nje viti shkollor, prinderve nuk i kerkohet me shume se 1 mije leke", theksohet ne udhezim.