PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Anglishtja, te dyfishohet numri i oreve te mesimit"


E Marte, 20 Maj 2008

Niveli shume i dobet i nxenesve, i reflektuar edhe te studentet gjate viteve te fundit, con ne domosdoshmerine e shtimit te numrit te oreve te lendes se anglishtes ne shkollat e mesme. Mesues dhe pedagoge te anglishtes, ne bashkepunim me specialiste te Ministrise se Arsimit, kane hedhur idene qe gjuha angleze te behet me intensivisht. Duke qene se asaj i jepet prioritet ne kuader te nismes "Shqiperia Anglofone", domosdoshmeria per shtimin e numrit te oreve, rritet akoma me shume. Specialistet gjate tryezes se diskutimit kane deklaruar se mungon edhe baza materiale. Ndersa, sipas tyre, ideale do te ishte futja e ndonje mesuesi te huaj per ta dhene kete gjuhe, apo edhe tekste te reja ne anglisht. "Oret duhet te shtohen si dhe te kemi nje teknologji me moderne te mesimit ne klase", kane shtruar kerkesen mesuesit. Ndersa sipas tyre, binjakezimet ne kete fushe do te jepnin nje ndihmese te madhe. Mesuesit dhe specialistet e lendes theksojne se numri i madh i nxenesve i krahasuar me vetem dy ore ne jave qe studiohet anglishtja eshte fare i pamjaftueshem. Kesisoj, do te ishte e domosdoshme qe anglishtja te mesohet minimalisht 3 here ne jave, ndersa akoma me mire do te ishte dyfishimi i mases se oreve, pra, cuarja e tyre ne 4 ore ne jave anglisht. Specialistet jane te mendimi se problemi eshte te nxenesit qe vijne me mangesi nga e teta. Ndaj, sipas tyre, duhet te kete edhe nje lloj trajnimi me te mire te mesuesve, sidomos atyre qe vijne te rinj.

Nxenesit jane "bloze" ne anglisht

Vleresimi i dijeve te nxenesve ne gjuhen angleze eshte mbeshtetur mbi nje

fond prej 80 kerkesash, prej te cilave cdo nxenes iu pergjigj 40 prej tyre. Pra, vetem gjysmes. Kjo le te nenkuptosh se niveli i nxenesve ne anglisht eshte nen mesatare. Nje studim i para disa javeve, nxori se nxenesit lene shume per te deshiruar ne kete gjuhe te huaj.


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika