PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Projektligji i SIDA-s, shoqata e te prekurve kunder


E Marte, 20 Maj 2008

Mungese te mbeshtetjes financiare per familjet dhe vete te semuret ka parashikuar ligji i ri per pacientet me HIV/AIDS. Ky eshte shqetesimi i pare i shoqates se pacienteve me SIDA, te cilet kundershtojne plotesisht miratimin e ketij ligji ne parlament. "Do te kerkojme me ngulm qe ky ligj te mos kaloje ne Komisionin e Shendetesise pa kerkesat tona, per vete faktin se aty nuk ka asnje mbeshtetje per ne. Familjet e te semureve me SIDA, ne ndryshim nga ligji i kaluar i vitit 2000, nuk perfitojne asnje ndihme nga shteti", deklaroi dje perfaqesuesja e shoqates se pacienteve me HIV/AIDS. Sipas saj, ky ligj i sapo kaluar ne mbledhjen e qeverise nuk eshte human, nderkohe qe ne te ka edhe shume paradokse. "Ky ligj perjashton femijet mbi moshen 18-vjecare nga nje pagese e vecante, e cila u takon atyre. Kjo nuk eshte aspak e drejte, ndaj kerkojme nga anetaret e Komisionit te Shendetesise qe te bejne ndryshimet e duhura", ka theksuar perfaqesuesja e pacienteve te semure me SIDA. Sipas saj, ndryshe nga ligji i meparshem, i hartuar ne vitin 2000, ligji i ri i HIV/AIDS eshte ndeshkues ne rast te perhapjes se virusit, si pasoje e pakujdesise ne institucionet shendetesore. "Ky ligj nuk ka asnje mase ndeshkuese, pervec disa gjobave te vogla, te cilat nuk perbejne asnje gje perpara jetes se nje personi. Nderkohe qe ligji i meparshem i denonte personat, te cilet infektonin me vetedije apo si pasoje e pakujdesise persona te tjere", vazhdoi me tej kryetarja e kesaj shoqate. Ligji me i ri i hartuar nga Ministria e Shendetesise parashikon qe ciftet e reja dhe grate shtatzena jane te detyruar qe te kryejne analizat dhe testet nese rezultojne pozitive ndaj HIV/AIDS. Kjo eshte nje nga menyrat me te mira per parandalimin dhe marrjen e masave ne kohe kunder kesaj semundjeje. Por nuk jane vetem testimet qe jane te detyruara te kryejne nga keta persona, por edhe nje sere detyrash qe vendosen per institucione te ndryshme. Keshtu, institucionet arsimore publike apo private qofshin ato jane te detyruar te pranojne femijet e prekur me HIV/AIDS dhe nuk duhet te marrin masa disiplinore per perjashtmin e tyre. Sipas te dhenave te Institutit te Shendetit Publik, ne vendin tone numerohen rreth 255 te semure me HIV/AIDS, nga keta 17 femije. Specialistet thone se rruga seksuale mbetet kryesore per transmetimin e virusit.

Gjobat per infektimet

Te infektosh nje person me HIV apo SIDA, apo te kercenosh dike per kete lloj infektimi nuk perben veper penale. Per ta, duhet qe te vendoset nje mase gjobe sa 5 apo edhe 10-fishi i pages minimale ne shkalle vendi. Keshtu, sipas ligjit, personat te cilet kane kryer transmetim te qellimshem te HIV, kercenim per transmetim te semundjes, braktisje te femijes te prekur nga HIV gjobiten nga 80 deri ne 160 mije leke.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika