 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Barazia gjinore, grate jashte politikes
E Marte, 20 Maj 2008
Sonila Isaku
Perfshirja e grave ne politike dhe pikerisht ne listat zgjedhore, do te mungoje per aq kohe sa te ndryshoje edhe kodi zgjedhor. Megjithese projektligji i ri i hartuar nga Ministria e Punes parashikon qe listat e kandidateve te paraqitur nga partite politike per sistemin proporcional te kene 50 per qind te kandidateve gra. Por, kjo pike duket se nuk do te zbatohet dhe nese ndodhin ndryshimet ne kodin zgjedhor, per vete faktin se ligji do te shkoje te miratohet ne parlament pa nenin 20, i cili ka te beje me kete ceshtje. Sipas anetareve te Komisionit te Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shendetesise, ky projektligj do t'u paraqitet deputeteve per votim dhe miratim pa nenin ku pershkruhet barazia gjinore ne listat zgjedhore. Me pas, pritet qe te behen ndryshimet pas miratimit te kodit zgjedhor. Ne nje debat te perfaqesuesve te shoqatave ne mbrojtje te grave dhe deputeteve te Komisionit te Punes dhe Ceshtjeve Sociale, neni 20 ka qene edhe me i debatuari, ku grate kane kerkuar qe te perfaqesohen me shume ne politike.
Ligji "Per barazine gjinore" do te plotesohet me te gjitha nenet, vetem pasi te jene bere ndryshimet e plota te kodit zgjedhor. Grate perseri do te ndihen te diskriminuara ne politike, edhe pse e kane nje ligj per barazine gjinore, pasi ky ligj nuk do te kete te percaktuar me pjesemarrjen e tyre. "Sot ky ligj parashikon qe grate te perfshihen ne politike dhe listat e kandidateve po aq sa edhe burrat. Por, me ndryshimin e kodit zgjedhor, ne nuk mund te miratojme kete ligj. Prandaj, propozojme qe ketij projektligji t'i hiqet neni ne procesin e vendimmarrjes dhe kjo te ndryshohet pas miratimit te Kodit Zgjedhor", deklaroi dje kryetari i Komisionit te Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shendetesise, Tritan Shehu. Sipas tij, pikat e tjera te ligjit jane te pranueshme dhe do te kalojne ne miratim ne parlament gjate ketij muaji. Nga ana tjeter perfaqesuesit e shoqatave kane kerkuar miratimin e ketij projektligji, duke pasur parasysh edhe nenin 20 per pjesemarrjen ne nje mase sa me te madhe te grave. "Deri me tani, ne ndihemi shume pak te perfaqesuara ne politike, pasi vetem nje pjese e vogel e deputeteve jane femra. Ndaj, me kete ligj kerkojme qe te rregullohen te gjitha ato hendeqe qe ne kemi pasur deri me tani", deklaruan perfaqesueset e shoqatave ne mbrojtje te grave. Nderkohe qe, deputetja e Partise Socialiste, Rajmonda Stefa, ka kerkuar qe listat te jene ne perputhje me kodin e ri zgjedhor dhe te lihet hapesira per ndryshime ne kete ligj, menjehere sapo te vendoset perfundimisht per menyren se si do te zgjidhen deputetet.
Asnje buxhet apo fond te vecante nuk parashikon ligji i ri "Per barazine gjinore", ndaj deputetet e Komisionit te Punes dhe Ceshtjeve Sociale kane kerkuar edhe sqarimin e kesaj pike, perpara se te kaloje ne parlament. "Ajo qe dua te percaktohet eshte edhe menyra dhe financimi i ketij ligji. Deri me tani nuk kam pare asnje pike qe te parashikoje nje buxhet te vecante per zbatimin e tij. Ndaj, doja t'i kerkonim Ministrise se Financave nje buxhet per Ministrine e Punes per zbatimin e ketij ligji", theksoi deputeti i Partise Socialiste, Albert Caci. Sipas tij, kjo pike duhet te zgjidhet perpara se deputetet e kuvendit te miratojne kete ligj. Perfaqesuesit e shoqatave nga ana tjeter kane pohuar se jane dakord me keto ndryshime si dhe miratimin sa me shpjet te ligjit. "ligji i sapo hartuar eshte nga me te rendesishmit per Shqiperine. Ndaj ne si perfaqesues te shoqatave kemi mbledhur 2600 firma nga perfaqesues dhe eksperte te huaj, te vendit por edhe nga shoqeria civile", eshte shprehur Altin Hazizaj, perfaqesues i nje prej shoqatave.
Punedhenesit te mos diskriminojne
Ligji me i ri i hartuar per barazine gjinore parashikon qe punedhenesit te mos perfshijne elemente te diskriminimit gjate shpalljes se vendit te lire te punes, si dhe te siguroje mundesi te barabarta per femrat dhe meshkujt, te cilet do te aplikojne ne kete vend. Nga ana tjeter, duhet te krijoje kushte te pershtatshme pune per te gjithe punonjesit. Nese personat fizike nuk i zbatojne keto rregulla, atehere gjobiten 30 deri ne 60 mije leke. Ne rast se jane persona juridike, nga 60 deri ne 100 mije leke.
Ligji, jo ngacmimeve seksuale ne shkolla
Mesues, anetare te stafit te mesimdhenies, apo edhe persona te tjere, te cilet punojne ne institucione arsimore, ndalohen per cdo sjellje me qellim seksual te personat qe jane nxenes te ketij institucioni apo edhe studente. Por ligji nuk parashikon vetem ndalimin e ketyre ngacmimeve nga punonjesit, por edhe nga vete nxenesit apo studentet. Keshtu, sipas ligjit, eshte e ndaluar qe cdo nxenes i moshes 16 vjec, apo student te ngacmoje seksualisht shoket e shoqet e veta, si dhe anetaret e stafit te institucionit.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Sherbimi i poliklinikave, i mjerueshem
- Cmimi i vleres se tokes do te ndryshoje
- Pensionet e pagat, rritja me 1 korrik
- "Gjallica", kompensimi 2.4% per kreditoret
- Gerdeci, jepen 25 mije leke qira per familje
- Cmimet e transportit, miratohet rritja 50%
- Berisha ne Fushe-Kruje per bujqesine
- Shtohen te semuret, rriten shpenzimet per ilace
- Ndotja, tre kryqezimet ne Tirane me dyoksid azoti
- Ivanaj: Kanceri shkaktar i shume vdekjeve
- Kriteret e reja, ja kush mund te behet polic
- Vaji ukrainas, "furtune" ne Greqi
- Rikthehet gara ne Akademi, 150 vende per police
- Emerimi i kancelarit, rektoret akuza Pollos
- Universitetet, rregullore per te shmangur kaosin
|
|