Milani shkon ne UEFA, Fiore ne Champions
E Hene, 19 Maj 2008
Edhe pse ka fituar 4-1, Milani nuk mundur do te beje asgje per ta ndalur Fiorentinen ne rrugen e saj drejt Liges se Kampioneve. Skuadra vjollce ka arritur te mposhte Torinon ne minuten e 31-te te pjeses se dyte, kur mesfushori Osvaldo shenoi nje supergol. Ne takimin tjeter, kuqezinjte vihen ne veshtiresi nga goli i Udinezes, por e rimarrin veten shpejt duke shenuar kater gola me ane te Patos, Inzagit, Kafuse dhe Sedorfit. Keshtu, sezonin e ri, Milani do te shkoje ne Kupen UEFA, ndersa Fiorentina ne Champions League. Nderkohe, ne frontin e zbritjeve nga kategoria, bashke me Livornon, rreshkasin poshte dhe Parma e Empoli.