PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Parma, perleshje mes tifozerive dhe policise


E Hene, 19 Maj 2008

Bilanci i perleshjeve te ndodhura perpara ndeshjes Parma-Inter mes tifozerive rivale dhe policise eshte 5 te plagosur, perfshire edhe nje polic. Jane derguar ne spitalin e Parmes per t'u mjekuar, por asnje prej tyre nuk kishte plage te renda. Agjenti i policise mbeti i plagosur kur nje tifoz theu xhamin e nje furgoni policie gjate konfrontimeve prane stadiumit "Tardini" te Parmes. Nderkohe, bilancit te demeve nga perleshjet i shtohen edhe dy autobuse me xhama te thyer. Mjetet ne fjale transportonin grupe me tifoze interiste drejt stadiumit dhe jane sulmuar nga tifozeria rivale e Parmes, qe nuk ka ngurruar te godase autobuset.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika