PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Rosi merr kreun, Yamaha 3 motore ne vendet e para


E Hene, 19 Maj 2008

Ishte deklaruar si e bere dhe ndodhi. Gara e Le Mansit ne MotoGP ndodhi te ishte nje ceshtje per kater veta. Ne pjesen e pare te gares jane Rosi, Stoner, Pedrosa protagoniste absolute dhe nje Eduards i mrekullueshem qe mbyllin grupthin e kreut. Ne nisje, eshte Stoner qe e con Ducati e tij menjehere ne krye, duke u mbrojtur nga sulmet e Honda te Pedrozes. Rosi nuk niset mire, por disa xhiro te shpejta e afrojne me kreun dhe, ne gjysme te gares, merr vendin e pare. Valentino arrin te lere pas Danin dhe Kejsin, me nje Eduards qe mban hapin e grupit, por qendron aty duke bere shikuesin. Nderkohe, pas, Lorenco arrin vendin e peste me nje parakalim fantastik ndaj Vermulenit. Ne xhiron e 15-te, koha behet edhe njehere protagoniste e kohes franceze. Rrezik per Hopkins, qe humbet zinxhirin dhe e parkon motorin e tij ne buze te pistes. Prane pjeses se finishit, shiu behet i dendur dhe pilotet ndalojne, por Rosi vazhdon arratine e tij. Nje situate e veshtire, qe duket se nuk e bezdis Lorencon, qe rilind dhe le pas Eduards dhe Pedrozen. Stoner detyrohet te terhiqet per shkak te nje problemi teknik. Dani nuk arrin te mbaje ritmin e me te mireve dhe sheh te parakalohet edhe nga Eduards. Tre Yamaha ne krye te gares, me Rosin qe tashme eshte 9 sekonda perpara. Kejsi arrin me te shtyra ne bokse, nderron motorin dhe riniset nga vendi i gjashtembedhjete. Flamuri me kuadrate, fitore e Rosit dhe nje triplete e Yamaha-s me Lorecon dhe Eduardsin ne pod. "Doktori" feston edhe fitoren nr 90 ne nje Cmim te Madh, aq sa dhe i madhi, spanjolli Nieto, por duket se nuk ka ndermend ta lere me kaq, sepse ka ende shume e shume gara per te, te cilat mund t'i japin edhe vendin e pare ne historine e motocikilizmit.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika