PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Interi fluturon fale Ibrahimovicit, kampion i Italise


E Hene, 19 Maj 2008

Interi eshte kampion i Italise per here te gjashtembedhjete. Fiton 2-0 ne Parma, me firmen e me fisnikut, ate te te rikthyerit Ibrahimovic, autor i nje dygoleshi fantastik, ai qe nuk shenonte me aksion qe ne ndeshjen e fazes se pare kunder Parmes. Ai qe ishte akuzuar se ishte zhdukur ne ndeshjet e rendesishme. Kesaj here nuk ishte nje Inter i cmendur, por vetem Inter dhe nje gezim i cmendur, ashtu si tifozet e shumte prezente ne "Tardini" edhe pse atyre u ishte ndaluar kjo ndeshje. Eshte nje titull me shume baballare, nga Morati te Mancini, nga Ibra te Zaneti, por me siguri bir i vuajtjes. Shume. Mbase shume per shkak te rasteve te humbura, por ne fund ka rendesi te fitosh dhe, ne fund me hesapet e lara, keshtu eshte me bukur. Por Roma ka qene per 55 minuta kampione e Italise, duke e detyruar Interin, bukuroshin e fjetur (dhe ndershmerisht as i bukur, duke e krahasuar me te mrekullueshmin e fazes se pare) qe te nxjerre thonjte ne pjesen e dyte. E luajtur mire, pervec golave. Parma zbret nga kategoria ne pasditen qe me pak e meritonte, duke luajtur si e barabarte ne pjesen e pare, dhe duke e detyruar Interin te mbrohet kur rezultati ishte 0-1. Por kunder nje superIbrahimovic, mbrojtja me e keqe e kampionatitn (62 gola te pesuar) nuk ka mundur te beje asgje, pavaresisht ne se pjesen e pare, ne nje ndeshje te shemtuar, ne fushe mbizoteronte Parma. Tifozet e Interit ne tribunat e stadiumit dukeshin te shqetesuar.

Ibra i cmendur

Ne minuten e 6-te te pjeses se dyte, pjesa zikalter e stadiumit te Parmes kalon ne delir: hyn Ibra ne vend te nje Sezari zhgenjyes. Suedezi provon menjehere te shenoje, por e djathta e tij shkon shume ne ane. Skenari ka ndryshuar: Interi, me ne fund, sulmon me force. Parma kerkon te niset me kundersulm. Me ne fund ndeshja ka atmosfere. Publiku kerkon akoma me shume dhe te dyja skuadrat kerkojne te shenojne. Vjen lajmi i golit te dyte te Empolit. Shirat ne fushe bejne te tyren. Vjen goli-titull i Ibrahimovicit. Gasbarroni humbet topin, Interi niset ne kundersulm dhe suedezi nga jashte zone shenon golin e pare. Zikalterit, momentalisht, jane kampione te Italise. Baloteli shperdoron mundesine e dyfishimit, por eshte serish Ibrahimovic qe e con rezultatin ne 2-0. Parma tani eshte e shperqendruar dhe sulmon e shperqendruar. Por vjen vershellima e Rokit dhe koret "Ibra, Ibra" dhe "do te fitojme trengjyreshin", behen nje pune e mbaruar. Interi eshte kampion i Italise.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika