PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kotorri: Ky ishte titulli me i bukur i jetes sime


E Hene, 19 Maj 2008

Portieri i Dinamos dhe njekohesisht nje nga shtyllat me te forta te bluve, Elvis Kotorri, eshte tejet i emocionuar pas fitores te titullit kampion. Nje dite pas festes se madhe dhe pas disa oreve te mira plot gjume, njeriu qe ka mundur ta ngreje kete trofe edhe dy vjet me pare me Elbasanin, ben nje krahasim mes dy titujve ne fjale: "Ky titull kampion me Dinamon kishte nje shije krejt tjeter sesa ai me Elbasanin. Pavaresisht se me ekipin e qytetit tim une arrita majen, serish besoj se me Dinamon e ndjeva me shume, mbase sepse edhe ambienti ishte me i ngarkuar se kurre me pare. Titulli kampion ishte merite e nje skuadre te lidhur fort, nje skuadre te pafjale qe shikonte punen e saj dhe jo gazetat", deklaron Elvis Kotorri. Me pas, portieri blu i ben nje analize ndeshjes. "Seriozisht, e pashe te veshtire kur ngelem me dy lojtare me pak, por vura re dhe nje shpirt te madh te shokeve te skuadres, nje shpirt gare per t'u pasur zili. Vetem pak minuta pasi mbetem ne inferioritet numerik, e kuptuam se do t'ia dilnim mbane, sepse Partizani u shfaq i corientuar. Ndaj, kete titull kampion ia kushtoj shokeve te skuadres, te cilet arriten te gezojne tifozerine tone. Dinamo eshte nje ekip i madh dhe si e tille duhej patjeter te tregonte madheshtine e saj", tregon Kotorri. Por pas nje kampionati te lodhshem, vijne edhe pushimet dhe Elvisi ka ndermend te clodhet sa me shume. "Mezi po i pres. Nuk e di se ku do shkoj por kam nevoje per ca dite te mira pushimi sepse ne kete kampionat jemi lodhur jo pak, fundja e meritojme", perfundon gardiani i bluve, Elvis Kotorri.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika