Gazetari i denuar me vdekje: Jam i pafajshem
E Marte, 20 Maj 2008
Nje gazetar i ri afgan, i cili u denua me vdekje ne veri te Afganistanit per fyerje te Islamit, mohoi te kete bere nje gje te tille. Ai deklaroi se ishte i pafajshem, dje pasi u hap procesi gjyqesor kunder tij ne Gjykaten e Apelit ne Kabul. Sayed Pereiz Kambakhsh, 23 vjec, u denua ne 22 janar me vdekje nga Gjykata e Shkalles se Pare te Mazar-i-Sharifit, ne provincen Balkh, ne mungese te nje avokati dhe pa iu lene koha e mjaftueshme per tu mbrojtur. Gjykata e Apelit i ka dhene nje jave kohe per te paraqitur mbrojtjen e tij. "Gjykata ju jep nje jave kohe per te pergatitur mbrojtjen tuaj'', tha gjykatesi, Abdul Salam Qazizada. Gazetari i deklaroi gjykatesit se procesi i meparshem gjyqesor kishte qene i padrejte dhe se nuk iu lane as tri minuta kohe per te mbrojtur veten. ''Kam qene i detyruar te firmos dokumentet e aktakuzes. Jam torturuar nga forcat e sigurise dhe nuk kisha zgjedhje tjeter vecse te pranoja akuzat", tha gazetari duke lexuar disa rreshta nga Kurani. "Une jam mysliman dhe nuk do t'ia lejoja vetes te fyeja besimin tim'', tha ai, duke mohuar se ka fyer Islamin. Vendimi per denimin e gazetarit shkaktoi reagim te madh ne bote qofte ate te shoqatave te mbrojtjes te drejtave te njeriut dhe gazetareve qofte edhe ate te qarqeve qeveritare. Thirrje te shumta i jane drejtuar nderkohe presidentit, Hamid Karzai, per anulimin e ketij vendimi.