PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Termeti, fataliteti qe solli mijera jetime kineze


E Marte, 20 Maj 2008

CHENGDU / Reuters - Autoritetet kineze, qe po perpiqen te perballojne pasojat e termetit shkaterrues, po perballen tani edhe gjetjen e nje sistemimi te sigurt per qindra femije te mbetur jetime nga kjo katastrofe. Gjate fundjaves rreth 140 te rinj, prinderit e te cileve rezultonin te zhdukur, u vendosen ne konviktet e nje universiteti te kryeqytetit Chengdu te province Sichuan.

Ekspertet dhe punonjesit sociale shprehen se duhet nje pune shume e madhe per te riparuar demin psikologjik te tyre dhe te te mbijetuarve te tjere nga termeti, bilanci i te cilit deri ne keto momente ka arritur ne 32 477 te vdekur. "Studenteve u jane siguruar ushqim, veshje dhe vend per te fjetur qe naten e kaluar qe u vendosen ketu, por tani po fillojne te mendojne per familjet e tyre. Ata qajne pasi nuk mund t'i gjejne dot prinderit e tyre", tha nje nga pedagoget e tyre, Zhang Ping. "Ne mendojme se kemi te bejme me nje problem te madh", shtoi ai. Nxenesit nga mosha 13-15 vjec jane nga qyteti Yingxiu qe u demtua shume nga termeti 7,9 balle Rihter qe goditi provincen Sichuan. Shume shkolla u shemben. Deshmitaret tregojne se ato thjesht u ''zhyten'' nen toke. "Shkollat fillore u rrafshuan plotesisht. Motra ime e vogel eshte e varrosur brenda tyre, nuk mendoj se ka arritur te shpetoje", thote Luo Xiaofung, nje 15-vjecare. "Ne u futem menjehere poshte tavolinave dhe mesuesit na thane se ishim vertet me fat", shton ajo.



PAPRITUR JETIME!

Per Luon dhe shoket e saj te shkolles, kafe-bari i Universitetit te Mjekesise ne Chengdu do te jete shtepia e tyre per nje kohe te konsiderueshme. Karpentieret punuan pa pushim gjate fundjaves per te mbledhur krevate marinaresh per studentet, nderkohe qe autoritetet e universitetit larguan nga kafe-bari gjashte tavolina te medha rezerve per t'u lene me shume hapesire studenteve. Nje korridor i gjere ne katin e siperm eshte shnderruar ne fjetoren e tyre. "Kjo eshte me mire se te flesh ne nje tende. Po fillonte te mbante ere te keqe (nga trupat nen rrenoja) kur u larguam nga Yingxiu," thote studenti, Zhang Li.

Shumica e studenteve u moren me pastrimin e veshmbathjeve te tyre. Por, punonjesit sociale thone se do te duhet nje kohe relativisht e gjate para se te kete ndonje shenje normaliteti ne jeten e tyre - dhe kjo, nese ndodh. "Ata mund te tundin koken dhe te tregojne se jane dakord kur u thua te jene te forte, por jane shume te lenduar ne shpirt. Kane humbur prinderit dhe gjithcka kishin ne vetem disa sekonda", tha punonjesja sociale, Qian Guijun. "Femijet me te vegjel ne moshe nuk arrijne t'i shprehin ndjenjat e tyre. Fytyrat e tyre marrin nje pamje tmerri kur permendet termeti. Ata fillojne te qajne", shtoi Guijun. Shume nxenes rrine me ore te tera para televizorit te madh, te vene ne fjetore, dhe ndjekin lajmet e pasdites mbi termetin. Nje femije e fshihte fytyren kur nuk arrinte t'i permbante me lotet. Trembedhjete vjecari Zeng Qiang, i cili humbi nenen dhe po kerkonte per te atin, i kerkoi njerit prej reportereve te agjencise qe te kontaktonte me motren e tij me te madhe, e cila ndodhej ne Pekin. "Ju lutem i thoni motres time se une dhe gjyshja jemi gjalle", tha ai. Yang Huijun, dekan universiteti, u shpreh se shume sfida shtrihen ne rrugen tone. Vullnetare, si ''Punonjesit Sociale Pertej Kufijve'', me qender ne Hong Kong, kane ardhur ne ambientet e universitetit per te ofruar sherbime keshillimi. "Ne do te na duhet te punojme me problemet e tyre te mevonshme, problemet e tyre emocionale, kur ata te jene stabilizuar mire", thote Yang.

Tri dite zi kombetare

Qeveria kineze njoftoi dje per tri dite zi kombetare per viktimat e termetit shkaterrimtar qe goditi jugperendimin e vendit. Ditet e zise kombetare do te jene 19,20 dhe 21 maji. Nderkohe sot, nje jave pas termetit, per tri minuta do te bien sirenat si edhe do te ndaloje puna ne te gjithe vendin, thuhej sot ne faqen e internetit te qeverise kineze.

32 477 Eshte bilanci i fundit i viktimave nga termeti ne Sichuan. Nderkaq, 200 mije te tjere jane plagosur nga termeti. Qeveria e Kines dyshon se numri i te vdekurve mund te jete me shume se 50 mije.

Dhe shume te pastrehe

Zyrtare te qeverise kineze thane dje se rreth 4.8 milione njerez kane mbetur pa strehe pas termetit fatal. Guo Weimin, zedhenesi i Keshillit Shteteror te Kines, tha se gjate fundjaves jane gjetur shume te mbijetuar. Ndersa dje u shpetuan tre njerez, perfshire nje turist gjerman, 110 ore pas dridhjes se tokes.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika