Makina e grabitjes iu vodh ambasades austriake
E Hene, 19 Maj 2008
Makina me te cilen u realizua grabitja te argjendari "Agron", afer qendres se Tiranes, i eshte vjedhur ambasades Austriake ne kryeqytet. Prokuroria shprehet ne pretencen e saj se nga verifikimet e kryera rezulton se mjeti i markes "Volkwagen Golf", me ngjyre te bardhe, i perkiste nje selie diplomatike dhe se i ishte ndryshuar ngjyra me vone per te humbur gjurmet. Kete shpjegim e ka bere Nikolin Novruzaj pas arrestimit, ndersa Enkelejd Agaj ka thene se mjeti i eshte shitur nje personi me emrin Qamil. "Makina ishte me benzine dhe kishte fillimisht ngjyre gri metalizato dhe se eshte lyer ne Vlore me ngjyre te bardhe", ka thene Novruzaj. Procesverbali per sekuestrimin e nje autoveture, date 02.11.1996, provoi faktin se shtetasit Qamil Muckalli i eshte sekuestruar nje autoveture me ngjyre te bardhe dhe me targe TR 3370 C. "Mbas ekzaminimit konstatohet se numri origjinal i shasise eshte EVE ZZZ 19 ZFE 368860. U provua fakti se shtetases austriake Irene Kaufmann, punonjese e Ambasades Austriake ne Shqiperi, ne daten 23009.1994, i eshte vjedhur nje autovetura Golf", thohet ne dosjen e prokurorise, nderkohe qe ky fakt eshte bere i ditur edhe pas denoncimit te vete ambasades per humbjen e automjetit. Mjetit i jane vendosur targa false siper tyre qe jane lidhur me nje llastik.
Rrefimet e deshmitareve te ngjarjes
Deshmitaret Maringlen Muka dhe Sasha Shtepani, kane shpjeguar se autoret ishin tre vete, prej te cileve dy hyne brenda dhe njeri qendroi jashte. Qe te tre kishin paruke dhe vec te tjerash kane konstatuar prezencen e nje autoveture me targa te huaja. Deshmitaret Alfred Doka, Artan Doka, Pellumb Shtikni kane deshmuar se kishin pare dy persona me paruke, qe kishin hipur me shpejtesi ne nje autoveture me targa te huaja, te parkuar ne anen e majte te rruges dhe qe ishte nisur menjehere me drejtim per nga ish-kinema "17 Nentori". "Keta persona po i ndiqte nje person me shkop gome qe po therriste "hajdutet", thuhet ne dosjen e prokurorise.
Gjurmet e gishtave ne argjendari
Akti i ekspertimit daktiloskopik nr.454, date 28 janar 2004, se bashku me tabelen fotografike, provoi faktin se njera nga gjurmet e fiskuara ne vendin e ngjarjes dhe pikerisht ajo qe eshte fiksuar ne sirtar, eshte formuar nga gishti i madh i dores se majte te te pandehurit Altin Arapi. "Ky akt provon prezencen e te pandehurit Altin Arapi, ne ambientet e argjendarise "Agron" dhe pikerisht ne pjesen e brendshme, tek sirtaret poshte banakut", deklaron organi i akuzes.