Bastisja e argjendarise ne qender te Tiranes
E Hene, 19 Maj 2008
Nje nga grabitjet me te lehta ne qender te Tiranes, por jo shume e suksesshme per ate cka mendohej te merrej nga argjendaria "Agron", prane ish-kinema "17 Nentorit". Ndersa kane zhvatur te maskuar dhe te armatosur te gjithe sendet me vlere, si varese, unaza, ore e byzylyke floriri, duke mbushur qeset plot, tre autoret jane larguar me shpejtesi. Per te realizuar grabitjen e 14 janarit te vitit 1995 u eshte dashur te neutralizojne rojen tek dera dhe shitesen e dyqanit. Ne ikje e siper jane ndjekur me shkop gome prej rojes qe ka bertitur "hajdutet...", por pa rene ne duart e policise se Tiranes. Vlera e mallit shkonte ne rreth 6 milione leke te vjetra, por autoret nuk kane mundur te marrin dot parate e kasafortes.
...Ne janar te vitit 1995, duke kaluar para "Hotel Tiranes" dhe duke u ngjitur "Rruges se Dibres", te pandehurve Orik Shyti dhe Altin Arapi u ka lindur ideja per te vjedhur argjendarine "Agron" e cila ndodhej ne krahun e majte te rruges, pasi kaloje "Hotel "Tiranen" dhe prane ish-librarise "Flora". Per kete ide ata i kane thene edhe Enkeled Agaj, i cili ka pranuar qe te marre pjese se bashku me ta per realizimin e vjedhjes.
Ne daten 14.01.1995, Orik dhe Altin, se bashku me Enkeled Agaj, kane shkuar tek shtepia e xhaxhait te Kreshnik Spahiu, ku kane marre armet, 3 paruke, si dhe nje pale targa gjermane automjeti. Duke udhetuar me automjetin e markes "BMW", prone e Orik Shyti, ata kane shkuar tek kioska e Kreshnik Spahiut dhe prej aty kane marre nje automjet tip "Volkswagen Golf", ngjyre te bardhe, i cili kishte targa te qytetit te Vlores. Me pas te pandehurit Orik, Altin, si dhe Enkeled Agaj qe drejtonte automjetin, jane nisur drejt argjendarise "Agron". Rreth ores 16:10-16:15, te dates 14.01.1995, te pandehurit kane kaluar perpara argjendarise duke u kthyer ne te majte ne rrugen pas ish-librarise "Flora" tek ish-kinema "17 Nentori", ku kane ndaluar per t'i vendosur automjetit targat gjermane, te cilat i kane kapur me llastik te holle. Pasi kane vendosur targat jane kthyer perseri nga erdhen, duke kaluar para argjendarise, me qellim qe te kontrollojne situaten. Kur kane kaluar para argjendarine, kane pare se situata ishte e qete. Ne vendin pepara ish-hotel "Vjosa" ata kane kthyer automjetin dhe kane shkuar tek argjendaria.
Te pandehurit Orik dhe Altin, si dhe Agaj, te armatosur, respektivisht Altini me nje automatik tip "Scorpion" me silenciator dhe Agaj i amatosur me nje pistolete "TT", kane dale nga makina dhe kane shkuar tek argjendaria. I pandehuri Altin dhe Enkeled Agaj kane hyre brenda, ndersa Orik Shyti ka qendruar jashte duke ruajtur. Menjehere sapo kane hyre brenda, autoret duke mbajtur duart para gjoksit, kane drejtuar armet drejt rojes, deshmitarit Maringlen Muka, i cili ndodhej prapa banakut i ulur ne karrike dhe drejt shiteses, deshmitares Sasha Shtepani e cila ndodhej ne kembe. Pasi i urdheruan te mos leviznin, i pandehuri Altin ka filluar te zbraze sirtaret me sende argjendarie duke i futur ato ne nje qese, ndersa Agaj qendronte me armen drejtuar deshmitareve. Vlera e pergjithshme e sendeve te marra prej tij kap shumen prej 576,377 lekesh. Enkeled Agaj i ka kerkuar deshmitareve Sasha dhe Maringlen te hapnin kasaforten dhe kur ka vene re njefare hezitimi nga ana e tyre, i ka kercenuar ata me jeten. Me pas, ai ka shkuar se bashku me deshmitarin Maringlen per tek kasaforta, por ne kushtet qe ajo ishte e mbyllur, ka pritur qe deshmitarja Sasha Shtepani te gjente celesat. Ne momentin qe nuk po gjendeshin celesat, tek xhami i jashtem i dyqanit ka nderhyre duke goditur me celes ne xham i pandehuri Orik Shyti i cili u ka bere me shenje te pandehurit Altin dhe Enkeled Agaj qe te largoheshin. Ata jane larguar me shpejtesi dhe deshmitari Maringlen Muka, i ka ndjekur nga pas me nje shkop gome ne dore, duke thirrur "hajdutet".
Orik Shyti, Altin Arapi dhe Enkeled Agaj kane hypur ne mjetin tip "Volkswagen Golf" dhe me shpejtesi kane marre rrugen ne drejtim te ish-kinema "17 Nentorit", ku kishin vendosur targat dhe kane vazhduar drejt deri tek rruga "Fortuzi". Nga kjo e fundit kane dale ne "Rrugen e Kavajes" dhe me pas kane shkuar tek pallatet e Shallvareve, prane kioskes te Kreshnik Spahiut, ku i kane hequr targat automjetit.
Fakti kriminal i vjedhjes me dhune te argjendarise "Agron", duke u marre nje sasi sendesh ari, me nje vlere te pergjishme prej 576,377 lekesh, u provua nga:
Deshmite e Maringlen Muka dhe Sasha Shtepani, (perfshi edhe proceservalet e deklarimeve te dhena gjate hetimeve paraprake, te cilat jane perdorur per kundershtimin e thenieve), te cilet kane shpjeguar ne menyre te hollesishme kohen e ndodhjes se vjedhjes, veprimet e autoreve, automjetin e perdorur prej tyre, sendet e vjedhura, etj.
Procesverbali i kqyrjes se vendit te ngjarjes, date 14.01.1995, se bashku me tabelen fotografike provoi faktin se ne argjendari u kontatuan sirtare te hapur, sende floriri te hedhuar pertoke, etj. Shkresa nr.1132 prot., date 15.05.1995 e Bankes se Shqiperise, provoi faktin se vlera e arit te vjedhur eshte ne shumen 576,377 leke. Fakti kriminal provohet sikurse u pershkrua me siper, nga deklarimet e Enkeled Agaj, i cili ka shpjeguar me hollesi, te gjitha veprimet e kryera prej tij dhe te pandehurve Orik Shyti dhe Altin Arapi, ne periudhen kohore para realizimit te vjedhjes, veprimet e kryera prej gjithesecilit, llojin e armeve me te cilat ishin armatosur, menyren se si kane shkuar dhe jane larguar nga vendi i ngjarjes, automjetin, etj. Persa i takon sende te vjedhura kane dhene shpjegime edhe te pandehurit Kreshnik Spahiu, Leart Shyti dhe Nikolin Novruzaj, te cilet nuk kane qene pjesemarres ne kete vjedhje, por rrethanat e ketij fakti i kane mesuar nga te bashkepandehurit e tjere. Nga theniet e tyre rezulton implikimi ne kuadrin e bashkepunimit per kryerjen e ketij episodi kriminal te te pandehurve Orik Shyti, Altin Arapi dhe shtetasit Enkeledi Agaj. Shpjegimet e tyre jane te sakta dhe shume te rendesishme per rindertimin e faktit kriminal, si dhe per te provuar fajesine e te pandehurve. Por ato kane cilesine e deklarimeve te personave te bashkepandehur ne te njejten veper penale, ndaj akuza i cmon ato si te verteta dhe te besueshme, pasi ato mbeshteten nga elemente te tjere te natyres objektive, te cilet konfirmojne vertetesine e tyre (neni 152.3 i K.Pr.Penale).