PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Gjoni u mbrojt ne gjykate, prokuroria me fakte te paqena


E Hene, 19 Maj 2008

Pese dite me pare Gezim Gjoni u paraqit ne Gjykaten e Krimeve te Renda per te lexuar konkluzionet e tij mbrojtese per dy akuzat qe i beheshin nga prokuroria si pjese e organizates se quajtur "Hakmarrja per Drejtesi". Ndersa ishte njohur me pretencen, ku kerkoheshin 8 vite burg per dy akuza, Gjoni ne prezence te avokatit te tij ka lexuar letren ku kishte renditur argumentet perse hetimi i prokurorise ishte nje deshtim dhe akuzat nuk qendronin. Ai i ka quajtur nje manipulim provat e organit te akuzes, sidomos ne rastin e perdorimit te makines se tij "Ford Sierra" ne pese vepra penale, kur me dokumente vertetohej se ky mjet nuk ishte perdorur. Por sipas Gjonit faktet e avokateve mbrojtes nuk ishin marre asnjehere parasysh. Duke shprehur cudine se mjeti sipas prokurorise ishte perdorur ne pese raste dhe ai akuzohej per dy, 39 vjecari ka hedhur dyshime per hetimin subjektiv te prokurorise me "misionin e vetem per te denuar "Hakmarrjen...'". Seancen e radhes pritet te degjohen edhe konkluzionet mbrojtese te avokateve te 9 te pandehurve te tjere te dosjes, te cilet jane shprehur se hetimi eshte i manipuluar.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika