PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Dhionisiu: U surprizova nga shqiptaret


E Hene, 19 Maj 2008

Per te paren here ne Festivalin Mbarekombetar te Aktrimit qe kete vit rroku edicionin e tij te 7-te ne Fier, ne skene u ngjiten edhe dy trupa te huaja. Nje shfaqje greke dhe nje italiane mbyllen festivalin mbremjen e 18 majit, per te mberritur tek momenti i ndarjes se cmimeve. Regjisori dhe aktori i trupes teatrore shteterore te Korfuzit, Nikos Dhionisiu ne nje interviste per "KJ" rrefen se ndryshe nga cfare u kishin thene ne Korfuz, eshte suprizuar me shqiptaret. Nder te tjera regjisori Dhionisiu pohon se, "Per mua ardhja ne Shqiperi nuk perbente ndonje problem, ndersa u habita kur degjova se njerit prej anetareve te trupes ia kishte ndaluar bashkeshortja te vinte ne Shqiperi, pasi kishte degjuar shume fjale te keqija per shqiptaret. Megjithate ai erdhi dhe i hoqi edhe te shoqes friken teksa i tregoi ne telefon dashamiresine e madhe qe kishte gjetur ketu".

Zoti Dhionisiu, si u ndiet kur trupa juaj teatrore u perzgjodh per te marre pjese ne Festivalin mbarekombetar te aktrimit "Apollon 2008" si trupe pershendetese?

U ndjeva shume mire. Une personalisht nuk kam ardhur asnjehere ne Shqiperi. Kjo eshte hera e pare qe vij. Kete ftese e pritem me shume entuziazem pasi do te njihnim njerez te rinj, me te cilet edhe do te komunikonim per here te pare.

Gjate ardhjes per ne Shqiperi ju patet nje pauze te gjate qendrimi ne doganen shqiptare. Perse erdhi kjo ndalese?

Une nuk isha se bashku me tre personat qe shoqeronin makinen ku ndodhej edhe dekori, fonia, ndricimi, pasi ishim me pjesen tjeter te ekipit. Por e mora vesh pasi komunikonim me njeri-tjetrin se mungonte nje dokument shoqerimi malli, gje qe solli nderhyrjen e drejtorit te festivalit Klajdi Marku tek autoritetet mbeshtetese te ketij festivali. Cdo gje u zgjidh. Nuk ishte problem serioz.

Ju mberritet me pas ne Fier. Si iu duk ky qytet, njerezit...?

Si fillim gjeta nje atmosfere shume shoqeruese si nga pjesemarresit e festivalit, drejtuesit e tij, por ne pergjithesi nga te gjithe qytetaret, pasi patem pershendetje e biseda me ta. Kjo ndoshta edhe per faktin se prej me shume se 10 vitesh shume shqiptare punojne e jetojne ne Greqi dhe kane mesuar sadopak greqisht. Ne momentin e mberritjes ishte nje grup qytetaresh qe na priti me shume perzemersi, gje te cilen ua kthyem edhe ne. Ndihemi si ne shtepine tone. Une personalisht punoje me te shumten e kohes ne nje teater ne Toronto ne Kanada dhe ne Angli. Nderkohe qe me raste te vecanta punoje edhe ne Korfuz. Per mua ardhja ne Shqiperi nuk perbente ndonje problem, ndersa u habita kur degjova se njerit prej anetareve te trupes ia kishte ndaluar bashkeshortja te vinte ne Shqiperi, pasi kishte degjuar shume fjale te keqija per shqiptaret. Megjithate ai erdhi dhe i hoqi edhe te shoqes friken teksa i tregoi ne telefon dashamiresine e madhe qe kishte gjetur ketu. Shume te tjere nga kjo vizite kuptuan se nuk eshte Shqiperia ajo qe u kishin treguar ne Greqi, ndersa shqiptaret jane si cdo popull tjeter, sic jemi edhe ne. Une jam shume i bindur se brenda vitit 2015 Shqiperia dhe shqiptaret do te jene pjese e Europes se bashkuar dhe mes nesh nuk do te kete me kufij.

Ju ne Korfuz keni nje teater qe mban rreth 1800 spektatore nderkohe qe ne skene mund te luajne deri 200 artiste. Si ju duket skena e teatrit "Bylis" ne Fier?

Ne rregull. Eshte pak me e vogel kjo ne Fier, por ne Greqi ka skena edhe me te vogla se kjo e Fierit. Eshte nje skene e bukur, e ngrohte dhe lejon komunikimin e aktorit me spektatorin. Bashkepunimi e bashkebisedimi mes tyre eshte shume, shume i mire.

Xhemil Beharaj


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika