 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Llogaria bankare, si mund ta hapim
E Hene, 19 Maj 2008
Blerina Hoxha
Hapja e nje llogarie bankare eshte pjese e jetes se perditshme ne ditet tona kur sistemi bankar eshte bere pjese e pandashme e aktivitetit tone jetesor. Eshte nje veprim qe duhet kryer nga te gjithe, qe ne momentin kur fillojme te perfitojme te ardhurat tona. Ne kete menyre do te kurseni energji dhe ne te njejten kohe do te keni mundesi te shtoni kursimet tuaja. Banka e Shqiperia ka publikuar nje material orientues keto dite per te gjithe ata qe nuk kane njohur rreth llogarise bankare dhe qe duan te kene nje te tille. Ne qofte se keni si synim te shtoni kursimet tuaja, ju duhet te hapni nje llogari kursimi (depozite me afat). Bankat tregtare ofrojne llogari depozite me afat, llogari kursimi dhe llogari rrjedhese, si dhe produkte te tjera bankare qe plotesojne nevojat e konsumatorit. Ne varesi te kerkesave te ketij te fundit, bankat kane krijuar dhe produktet perkatese. Ne rast se individet kane nevoje te kryejne pagesa te ndryshme, atehere iu vjen ne ndihme llogaria rrjedhese. Ne rast se jane te prirur qe disa kursime te tyre mos t'i perdorin per nje kohe relativisht te gjate, atehere iu vjen ne ndihme depozita me afat. Nepermjet kesaj, mund te perfitojne edhe interesa mbi kursimet e tyre. Ndersa llogarite e kursimit jane llogari qe kane karakteristika te perbashketa me dy te tjerat: mund te sherbejne dhe si mjet pagese dhe si mjet "investimi".
Llogarite e kursimit
Jane nje menyre per te shtuar kursimet tuaja ne te ardhmen. Per perdorimin e kesaj llogarie banka ju ofron interes mbi shumen e kursyer. Me ane te llogarise se kursimit ju mund te terhiqni parate tuaja por ne menyre te kufizuar, ne kohe ose ne sasi. Kur hapni nje llogari kursimi, disa banka ju pajisin me nje libreze kursimi ne te cilen shenohen te gjitha depozitimet apo terheqjet tuaja. Llogaria e kursimit nuk ka minimum te nevojshem, pra mund te qendroje e hapur edhe nese balanca eshte zero.
Llogarite rrjedhese
Perdoren per te terhequr ne menyre te shpeshte parate tuaja ne banke. Ato jane shume te pershtatshme per perdorim te perditshem si per shembull per te depozituar, per te paguar fatura te ndryshme, per t'u derguar para te afermve, per te terhequr rrogen, kredine, per transferta automatike ndaj te treteve (qira) etj. interesi qe paguhet per kete lloj llogarie ndryshon sipas bankave. Sigurohuni te zgjidhni banken qe ju ofron kushtet e llogarise, e cila ploteson me se miri nevojat tuaja.
Paradhenia bankare, kujdes
Duhet te jeni te kujdesshem ne perdorimin e paradhenies bankare. Paradhenia bankare ose shpesh here e quajtur overdraft, eshte nje mundesi per te kryer shpenzime te menjehershme, me te larta se sa gjendja e llogarise tuaj. Menjehere pasi te keni terhequr paradhenien bankare nga llogaria juaj, bilanci ne llogari do te rezultoje ne minus, derisa ju te keni shlyer te gjithe shumen qe keni terhequr. Paradhenia bankare ose shpesh here e quajtur overdraft, eshte nje mundesi per te kryer shpenzime te menjehershme, me te larta se sa gjendja e llogarise tuaj.
Ja kushtet per llogarine
Sigurohuni qe te keni gjithe informacionin lidhur me dokumentet e identifikimit qe ju duhen, per te hapur nje llogari bankare. Nje kusht per hapjen e llogarise eshte mosha 18 vjec. Per personat nen kete moshe, llogaria mund te hapet prej prindit ose kujdestarit. Perpara se te hapni nje llogari per qellim te perfitimit te nje kredie, te gjitha bankat do t'iu kerkojne leje per te kontrolluar marredheniet tuaja me bankat e tjera, keshillon Banka e Shqiperise. Nje llogari bankare mund te jete ne pronesi te nje individi ose te disa individeve se bashku. Per te perdorur llogarine bankare duhet paraqitur nje dokument identifikimi. Shume prej bankave pranojne edhe nje patente, nje fotokopje te pasaportes ose nje certifikate personale. Fillimisht, kerkoni ne tregun bankar per banken qe ofron produktet dhe sherbimet me te mira per te plotesuar nevojat tuaja financiare. Per te administruar sa me mire parate tuaja, ju duhet te shmangni probleme te ndryshme me llogarine bankare. Per kete, personat qe mund te perdorin llogarine tuaj duhet te jene regjistruar dhe identifikuar paraprakisht ne banke. Ne te kundert, banka nuk do te jete ne gjendje t'ju mbroje nga falsifikimet apo vjedhjet qe persona te paidentifikuar mund te kryejne me llogarine tuaj. Kujdesuni qe llogaria juaj te mos keqperdorohet nga
individe te paautorizuar.
Llogaria bankare per cfare ju sherben
-Ruani parate tuaja nga humbja apo vjedhja
-Kryeni pagesa te ndryshme duke kursyer kohe
-Kontrolloni ne cdo kohe te gjitha veprimet Tuaja financiare
-Rrisni kursimet nepermjet marrjes se interesave
-Mund te merrni nje kredi
-Fillimisht, kerkoni ne tregun bankar per banken qe ofron produktet dhe sherbimet me te mira per te plotesuar nevojat tuaja financiare.
-Krahasoni kushtet e llogarive bankare
-Mesoni vendndodhjen e degeve te bankave, orarin zyrtar si dhe mundesite
per te marre nje kredi dhe produkte te tjera investimi.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Bankat nuk respektojne transparencen
- Bankat, ja detyrimet ligjore per transparencen
- Nafta, cmimi kalon 160 leke per liter
- Kerkesa dhe oferta per nafte, parashikime
- Tirane, spekulohet me cmimin e naftes
- Gjeografia e sigurimeve, 50% ne Tirane
- Bankat, investime me rrezik dhe manovra me depozitat
- ARMO, si do perdoren 125 milione euro
- Fajdet, kur do shperndahen parate
- "Gjallica", parate e zhdukura arrijne miliarda leke
-
- Financimet e huaja, demet 1 miliard leke
- Kriza, nafta drejt 200 USD per fuci
- Berisha: Biznesi i huaj i besoi qeverise
- "Privatizimi i ARMO-s, transparent"
|
|