PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Gati vendimi per kompensimin financiar


E Hene, 19 Maj 2008

Qeveria pritet qe te miratoje brenda ketij muaji projektvendimin mbi kompensimin financiar te pronareve. Ne ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave theksohet se kompensimi financiar realizohet brenda gjashtemujorit te pare te vitit. Ndersa ne Qeveri tashme eshte paraqitur dhe propozimi perkates. Mesohet se edhe kete vit kompensimi financiar do te jete serish per trojet brenda vijave te verdha me siperfaqe deri ne 200 m2, ndersa shtrirja do te jete ne te gjithe Shqiperine. Kjo per shkak se dhe harta e cmimeve te tokes eshte realizuar dhe miratuar per te gjithe Shqiperine. Nje tjeter kriter i perfitimit do te jete data dhe viti i paraqitjes se kerkeses per njohjen dhe kompensimin e prones. Pra, se me shpejt te jete kerkuar prona, aq me shume jane shanset per t'u renditur te paret. Per te sjelle dhe uljen e numrit te familjeve qe do te kerkojne kete forme te kompensimit, si kriter eshte vendosur dhe kushti qe nje familje te mos kete perfituar nga nje tjeter forme e kompensimit te parashikuar ne ligj. Ndaj dhe ne proces do te perfshihen ato familje qe nuk kane marre me pare kompensim per token e shpronesuar, duke u dhene kete te drejte. Nga ana tjeter, Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit te Pronave ka perfunduar harten e cmimeve per te gjitha kategorite e tokave dhe per cdo zone te vendit. Kjo me perjashtim te siperfaqeve te cilesuara zone turistike dhe te mbrojtura me ligj te vecante. Me ane te kesaj harte do te realizohet si kompensimi financiar i ish-pronareve, ashtu dhe kompensimi fizik ne menyre qe ky proces te mbyllet brenda afateve ligjore.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika