PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

I nxehti, boshatis Tiranen, qytetaret drejt plazheve


E Hene, 19 Maj 2008

Fundjava, por edhe rritja e temperaturave duket se i ka detyruar kryeqytetasit t'i drejtohen Durresit, Vlores, pishinave apo edhe shetitjeve tek Kodrat e Liqenit Artificial. Tirana nuk eshte me e zhurmshme prej dy apo tre fundjavash, pasi gjate ketyre diteve qytetaret preferojne te kalojne pushimet prane detit. Nderkohe qe me hapjen e sezonit turistik boshatisja e kryeqytetit duket edhe me shume. Nje trafik aspak i renduar, shume pak njerez qe levizin ne rruge dhe nje qetesi. Kjo te kujton ditet e korrikut apo te gushtit ku pjesa me e madhe e kryeqytetasve i drejtohen plazheve dhe jane te pakte ata qe qendrojne ne rrezet perveluese te kesaj stine. E njejta situate ka qene edhe gjate dites se djeshme ne Tirane, sidomos gjate oreve te mesdites. Boshatisja e Tiranes duket se ka filluar qe ne oret e pasdites se sites se premte dhe ka vazhduar deri dje. Ndersa darka e se dieles duket se e ka populluar rruget kryesore dhe baret me te frekuentuara nga te rinjte. Nga ana tjeter edhe nje pjese e mire e kryeqytetasve kane preferuar qe oret e pasdites ti kalojne nje shetitje nga liqeni artificial. Rruget qe te cojne drejt ketij destinacioni jane te mbushura me femije, te moshuar edhe te rinj te cilet duket se respektojne edhe menyren e te veshurit. Te gjithe sportive dhe me nje hap te ngadalte po shlodhes, te jep mundesine ti pershkruash keta njerez si te qete ne shpirt apo te clodhur nga java qe sapo lame pas. Nderkohe qe nje tjeter jave e ngarkuar me pune dhe lodhje i pret.



Periudha kulminante e veres do te karakterizohet nga temperatura 0-5 grade me te uleta ne krahasim me mesataren shumevjecare. Por fillimisht, muajt e ardhshem te pranveres do te karakterizohen nga nje rritje e lehte temperaturash ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Muaji maj nuk pritet qe te kemi rritje te madhe temperaturash, por thatesire. Keshtu, maji pritet te jete nje muaj i ngrohte me temperatura rreth 0.5 grade mbi mesatare. Per sa u perket reshjeve, masa e tyre do te jete rreth 30 mm poshte mesatares shumevjecare. Por, ajo qe do te ndodhe ndryshe nga vitet e kaluara eshte nje vjeshte e nxehte. Shtatori 2008 do te jete muaj me i ngrohte se i vitit te kaluar. Specialistet parashikojne qe ai te jete rreth 0,5 grade mbi mesataren dhe i thate per sa u perket reshjeve me rreth 20mm me pak se mesatarja shumevjecare.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika