PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Moti, dje 30 grade, neser fillon shiu


E Hene, 19 Maj 2008

Sonila Isaku

Mot i paqendrueshem, here me diell dhe here me vranesira, do te vazhdoje te jete i tille deri ne mesin e javes. Por sinoptikanet parashikojne perseritje te tilla edhe gjate javeve ne vazhdim cka do te thote se vera e ketij viti do te jete e fresket ndryshe nga ajo e vitit te kaluar ku temperaturat kapen rekordin deri ne 45 grade. Sipas te dhenave te meteorologeve gjate dites se neserme pritet qe te rikthehen perseri reshjet e shiut, ndaj edhe keshilla eshte qe te pajiseni perseri me cadra. Ndersa, persa i perket garderobes ajo nuk duhet te ndryshoje per vete faktin se ulja e temperaturave do te jete me dy apo tre grade me pak se gjate ketyre diteve te fundit.

Temperaturat

Per kete vit dita e djeshme ka qene edhe me e nxehta ku temperaturat maksimale kane shkuar ne 30 grade ne dy qytete te vendit. Ka qene pikerisht qyteti i Kukesit dhe ai i Elbasanit te cilet kane shenuar edhe shifrat rekord. "Gjate dites se diel jane shenuar edhe temperaturat me te larta per kete vit. Kjo ka ardhur si pasoje e nje fronti atmosferik te ngrohte te ardhur nga jugu, por i shoqeruar edhe me vranesira. Temperatura te larta jane shenuar edhe ne Lezhe e Tirane, perkatesisht 28 dhe 27 grade celsius", sqaroi sinoptikani Bojko Themelko. Sipas tij, keto vranesira pritet qe te sjellin edhe reshjet e shiut te cilet intensitetin me te larte do ta kene ne zonen veriore te vendit. "Reshjet e shiut te cilat priten te fillojne gjate mesnates se dites se hene do te sjellin edhe nje ulje te temperaturave deri ne 2 apo 3 grade. Era do te fryje e lehte deri mesatare, ne bregdet e forte deri 50 km/ore ne Jon, nga kuadranti i jugut" ka pohuar Themelko.

Vera

Kurse persa u perket parashikimeve afatgjata te stines se veres sinoptikanet pohojne se ajo do te jete me e fresket, deri 5 grade nen mesataren e viteve te kaluara. Muaji i pare i veres, qershori, do te jete nje muaj i fresket ne krahasim me muajin e kaluar. Sipas specialistit, Bojko Themelko, ai do te jete nje muaj i fresket me temperature mesatare rreth 0,5 grade me te ulet se mesatarja shumevjecare. Ndersa per sa u perket reshjeve, qershori do te jete nje muaj i laget me rreth 10 mm mbi mesatare. Korriku, i cili pergjithesisht eshte muaji me i nxehte i vitit, do te jete i fresket. Keshtu, ai do te jete me temperatura rreth 1 grade nen mesatare, dhe i lagesht per sa u perket reshjeve me rreth 10 mm mbi mesatare. Edhe gushti pritet qe te jete me i fresket, lajm shume i mire ky, po te kemi parasysh temperaturat perveluese, me te cilat u perball vjet vendi yne.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika