PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Shefat e pavijoneve do te njihen paraprakisht


E Hene, 19 Maj 2008

Rreth 20 ligje te rendesishme te shendetesise do te ndryshohen gjate ketij viti. Ky ka qene edhe vendimi me i fundit qe eshte marre nga Ministri i Shendetesise, Nard Ndoka pas kerkeses se herepashershme per reformimin e ketij sistemi. Por ky ky ndryshim ka te beje edhe me perputhjen e ketyre ligjeve me ato Evropiane si dhe kushteve aktuale ne te cilat ndodhet sistemi yne shendetesor. Keshtu, pritet qe te ndryshojne ligji per farmacine, ai per barnat, ligji per menyrat e licencimit te subjekteve private shendetesore. Kater ligje te tjera te rendesishme kane perfunduar se hartuari dhe jane duke u diskutuar nga palet ne Komisionin e Shendetesise. "Kater ligje te rendesishme jane hartuar kane kaluar edhe ne mbledhjen e qeverise, nderkohe do te jene vete palet per ndryshimet qe do u bejne ne Komisionet parlamentare. Por ketyre ligjeve do i bashkohen dhe 16 te tjere te cilet priten te amendohen apo ndryshohen gjate ketij viti" jane shprehur keshilltaret e shendetesise te ministrit Ndoka. Sipas ketyre te fundit te paret qe jane njohur me ndryshimet kane qene vete shefat e pavijoneve te cilet kane dhene edhe sugjerimet e tyre per nene apo pika te ndryshme. Nderkohe qe nje pjese e mire e tyre jane perfshire ne keto hartime. "Per te bere hartimin e ligjeve te reja jane marre mendimet e shume eksperteve duke perfshire edhe ata te huaj, por edhe te vete shefave te pavijoneve ne QSUT. E njejta gje do te vazhdoje edhe me ligjet e tjera qe do te ndryshohen kjo per vete faktin qe ato te jene sa me te zbatueshme" eshte shprehur Petro Mersini, Keshilltar ne Ministrine e Shendetesise. Sipas tij, ky vendim eshte marre gjate nje takimi qe ka pasur kohe me pare ministri Ndoka me drejtues te Fakultetit te Mjekesise, Shefa te Pavijonit dhe anetaret e Komisionit te Shendetesise. Sot, Ministria e Shendetesise udhezohet nga 30 ligje kryesore dhe 82 vendime apo udhezime. Nga keto pritet qe 20 prej tyre te ndryshojne rrenjesisht.








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika