PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Shqiptaret konsumatore te ilaceve


E Hene, 19 Maj 2008

Sonila Isaku

Shqiptaret jane konsumuesit me te medhenj te ilaceve ne Evrope. Ky eshte perfundimi i nje studimi te Bankes Boterore qe ka krahasuar shpenzimet qe ben vendi yne per medikamente, me mesataren evropiane. Krahasimi i ketyre te dhenave tregon se Shqiperia kerkon t`i zgjidhe problemet shendetesore me se shumti permes medikamenteve. Sipas te dhenave rezulton se 32 per qind te shpenzimeve te pergjithshme per kujdesin shendetesor shkojne per barnat. Mesatarja e vendeve te Bashkimit Evropian eshte 14 per qind, ndersa ne Amerike 12 per qind.

Studimi

Studimi me i fundit persa i perket shperndarjes dhe konsumimit te barnave ka treguar se keto te fundit shihen si e vetmja mundesi profilaktike qe ofrohet nga mjeku dhe pacienti orientohet direkt me alternativen me te rende te ilacit. Por nga ana tjeter jane vete pacientet te cilet kerkojne ato lloj te alternativave te cilet i kane degjuar apo rekomanduar miqte e tyre si dhe farmacistet. "Shqiptaret shihen si konsumatoret me te medhenj te ilaceve dhe te alternativave me te renda te tyre. Nese behet nje krahasim me vendet Evropiane nje recete permban 1 deri ne dy barna per nje diagnoze te caktuar, ne Shqiperi ky numer disa fishohet" thuhet ne kete studim. Sipas te dhenave, mesatarisht mjeket shqiptare japin 4-5 barna per cdo recete. Ekspertet e huaj theksojne se problemi nuk eshte nga ana financiare por nga ajo shendetesore per shkak te problemeve anesore qe shkaktojne keto medikamente.

Sugjerimet

Ulje e numrit te barnave ne recete, sasise se tyre dhe keshillat me mjekun jane edhe sugjerimet e para qe shkojne per pacientet. Por nje tjeter keshille shume e rendesishme per ta eshte edhe mosmarrja e medikamenteve pa recete si dhe pa rekomandimin e specialistit. "Marrja e medikamenteve ne sasi te madhe dhe per nje kohe te gjate, shkakton mjaft deme te njerezit. "Limitimi i dhenies se barnave" do te sugjerojme si nje zgjidhje te kesaj situate" pohojne ekspertet e huaj te shendetesise. Sipas tyre, Shqiperia perdor tre here me shume barna se vendet per rreth, ka cmime me te shtrenjta se ata dhe njekohesisht ka nje mungese te skemave dhe protokolleve te mjekimit per nozologji te ndryshme.



Pacientet vijne barna "te rekomanduara"

Nje pjese e mire e pacienteve dine vete se cilat barna jane te efektshme per ta dhe ua rekomandojne mjekeve qe t'ua shenojne ne recete. Kjo situate pohohet nga vete mjeket specialiste te cilet pohojne se nga keshillat apo bisedat qe bejne me miqte e tyre pacientet arrijne te nxjerrin semundjen dhe medikamentet qe u duhen. "Ne shume raste na ndodh qe pacienti te kerkoje medikamentet ashtu si ia kane sugjeruar miqte apo farmacistet. Nderkohe qe nje fakt tjeter eshte se kerkojne format me te renda te tij" ka theksuar mjeku endokrinolog, Gjinal Gjoncaj.






Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika