Vrasja e Kolec Nushit, arrestohet 34-vjecari i kerkuar
E Hene, 19 Maj 2008
Nje 34-vjecar nga fshati Berdice i rrethit te Shkodres eshte kapur dje gjate nje aksioni te policise se Shkodres. Pjerin Brushtulli ishte shpallur ne kerkim prej tre vjetesh, i akuzuar vper vrasje. Sipas vendimit te gjykates se rrethit te Shkodres, 34-vjecari ka ekzekutuar me arme zjarri bashkefshatarin e tij, Kolec Nushi. Ai ishte person i shpallur ne kerkim per vrasje qe prej dates 24 qershor te vitit 2005. I ndaluari akuzohet nga Prokuroria e Shkodres per vepren penale te "vrasjes me dashje" dhe "mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake". Burime zyrtare prane komisariatit te policise se Shkodres thane, se Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder, me nje vendim te dates 16.03.2005, e kishte denuar kete shtetas me 15 vjet burg ne mungese, si autor te vrasjes me arme zjarri te shtetasit Kolec Nushi, nga fshati Berdice i rrethit Shkoder, ngjarje kjo e ndodhur ne vitin 2002. Sipas policise, kapja e te shumekerkuarit Pjerin Brushtulli, lindur ne fshatin Brushtull, te Komunes Shllak dhe banues ne lagjen "Perlat Rexhepi" te qytetit Shkodres, u be ne fshatin Brushtull ne banesen e te afermve te tij, fale nje operacioni te forcave policore te Drejtorise se Policise se Qarkut dhe Komisariatit Shkoder. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per ndjekje te metejshme.