PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kerkohej per vrasje, kapet emigranti


E Hene, 19 Maj 2008

Dritan Peposhi figuronte prej 14 vitesh ne listat e personave ne kerkim nderkombetar

Nje 33-vjecar i denuar per vrasje u kap dje gjate nje superaksioni te policise se Durresit ne banesen e tij ne fshatin Katund Sukth te rrethit te Durresit. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit thane se eshte prangosur ne oret e para te mengjesit Dritan Peposhi, lindur ne fshatin Gostil te rrethit te Kukesit. I riu ishte ne kerkim prej 14 vjetesh dhe figuronte ne listat e personave te cilesur si "i rrezikshem dhe super i kerkuar", duke angazhuar edhe Interpolin. Ai ka mbi shpine nje denim nga gjykata e rrethit te Kukesit e cila e ka konsideruar fajtor per vrasjen me arme te ftohta te Akil Sules, ngjarje kjo e ndodhur ne 31 tetor te vitit 1994 ne qytetin e Kukesit. Ne vendimin e gjykates eshte pranuar se "vrasja e Akil Sules ndodhi per motive te dobeta". Gjate procesit te zhvilluar ne mungese, gjykata vendosi denimin e Dritan Peposhit me 18 vjet burg per vepren penale te vrasjes me dashje. Vendimi eshte marre ne daten 4 dhjetor te vitit 1996, nderkohe qe vendimi per shpalljen ne kerkim te te denuarit eshte nxjerre nga Komisariati i Policise se Kukesit ne daten 9 mars te vitit 1998. Policia tha se gjate gjithe ketyre viteve Dritan Peposhi kishte emigruar dhe jetonte jashte Shqiperise me emer te rreme. Pas informacioneve te marra ne rruge operative se super i kerkuari eshte rikthyer ne fshatin ku jeton familja e tij, policia e Durresit organizoi aksionin per kapjen e tij. Njeri prej efektiveve qe mori pjese ne aksion tha se eshte thirrur ne ambientet e komisariatit pa zbardhur dita. "Oficeret nuk na treguan se ku po shkonim, por na urdheruan te leme celularet dhe te marrim armet dhe pajisjet antiplumb"-tha efektivi, i cili shtoi se jane nisur pa ditur nese behej fjale per nje aksion apo stervitje. Ai tregoi se disa automjete policore jane nisur njeri pas tjetrit duke hyre ne autostraden Durres-Tirane dhe vetem kur kane dale ne Sukth u jane shpjeguar detajet e operacionit. Dhjetera police kane rrethuar pa zbardhur shtepine ku jetojne familjaret e super te kerkuarit dhe i kane bere thirrje te dorezohet. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit bejne te ditur se Dritan Peposhi u kap ne banesen e tij pa bere rezistence. Ai u dergua fillimisht ne dhomat e shoqerimit te Komisariatit te Policise se Durresit, ndersa u njoftua policia e Kukesit qe te dergonte inspektoret e saj per ta marre ne dorezim. Kjo pasi arrestimi i Peposhit u krye per llogari te policise se Kukesit, e cila do te dergoje te denuarin ne nje institucion te vuajtjes se denimit.

Keti Jaupaj


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika