Vdekja e keshilltarit te pavarur, "lufte" per vendin vakant
E Hene, 19 Maj 2008
Elbasan - Vdekja e nje keshilltari dhe emerimi ne postin e prefektit te Shefqet Deliallisit kane provokuar nje raport te ri ne keshillin bashkiak te Elbasanit. Largimi nga jeta i keshilltarit te pavarur Esat Sula ka lene vakant vendin e tij ne kete keshill. Biznesmeni rom kishte fituar si kandidat i pavarur dhe per pasoje vendi i tij nuk mund te zevendesohet me nje emer tjeter. Vendin e te ndjerit jane duke e lakmuar forca te ndryshme politike. Nje prej forcave politike qe pretendon kete vend eshte Partia e Ballit Kombetar. Nderkohe juristet argumentojne se ne kete rast vendin vakant e ze forca politike qe ka marre me shume keshilltare. Varianti me i pranueshem eshte mbetja bosh e vendit dhe keshtu numri i keshilltareve te djathte bie nga 25 ne 24. Kristina Luga do te zere vendin e Shefqet Deliallisit, i cili u emerua prefekt i Elbasanit. Emri i saj ishte i pari ne listen e keshilltareve poshte emrave qe jane ne keshillin bashkiak. Ndryshimi i raporteve nuk pritet te ndikoje ne vendimmarrje ne institucionin qe perfaqeson vullnetin e zgjedhesve ne qytetin e Elbasanit.
Fatos Salliu