I semure mendor, ther me thike kusheririn
E Hene, 19 Maj 2008
Xhemil Beharaj
Nje 45-vjecar ka qelluar dy here me thike dje nje kusheririn e vet gjate zhvillimit te ceremonise mortore ne varrezat e qytetit. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Fierit bene te ditur se eshte arrestuar ne flagrance Taqo Goga, person i njohur si i semure mendor. "Ai dyshohet se ka plagosur kusheririn e tij, 40-vjecarin Roland Divia"-thane burime policore, te cilat shtuan se nga hetimet e para rezulton se autori i krimit dyshonte se kusheriri ka ndikuar per divorcin e tij. I plagosuri eshte derguar ne spitalin rajonal te Fierit, ku i eshte dhene ndihma e pare dhe aktualisht ndodhet i shtruar jashte rrezikut per jeten. Ngjarja ne fjale ka ndodhur rreth ores 14.30 ne varrezat e qytetit ne kodren Mbyet ku po zhvillohej nje ceremoni mortore. Pasi njerezit po kryenin ritin e fundit te te vdekurit, i aferm i dy protagonisteve te grindjes, Taqo Goga ka pare mes njerezve kusheririn e tij, Roland Divia. Deshmitaret i treguan policise se se Goga I eshte afruar dhe e ka qelluar dy here me thike nga pas duke e lene te plagosur. Divia ka bertitur por te pranishmit ne ceremonine mortore nuk kane kuptuar se cfare kishte ndodhur, ndersa autori eshte larguar duke u postuar disa metra me tutje. Njerezit qe ndodheshin pas Divise e kane pare pertoke dhe e kane ngritur. Ndersa kane pare gjakun, ata e kane marre dhe e kane derguar ne repartin kirurgjikal te spitalit rajonal te Fierit, ku i kane dhene ndihmen e pare mjekesore. Bluzat e bardha pohuan se i plagosuri mberriti me dy plage thike ne brinje dhe me hemorragji te theksuar, por tashme eshte jashte rrezikut per jeten.
Dyshimi per kusheririn fiksim i autorit
Taqo Goga, personi qe dyshohet se qelloi me thike mbi kusheririn e tij te dyte, Roland Divia, dyshohet te jete i semure mendor. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Fierit thane se ky mendohet te kete qene edhe shkaku qe ai eshte braktisur nga bashkeshortja dhe femijet, ndersa ndikimi i kusheririt ne divorc mendohet te jete vetem nje fiksim i te semurit