"Atentatori i veshur ne te zeza, por nuk e njohem"
E Hene, 19 Maj 2008
Artan Cena
Atentati i bujshem ne lagjen "Ali Demi" te Tiranes nuk ka ende nje autor te identifikuar nga policia. Te plagosurit kane rrefyer per agjentet se kishin pare dy te rinj te veshur ne te zeza, njeri prej te cileve u ishte afruar duke qelluar disa here. Dhe pse efektivat e policise se kryeqytetit, kane marre ne pyetje Roland Domi 36 vjec dhe Clirim Goroshjani 37 vjec, ata nuk kane mundur te identifikojne atentatoret e tyre. Por pervec dy viktimave, qe ndodhen ne spital, policia ka marre ne pyetje dhe 15 persona te tjere, qe kane qene ne vendin e ngjarjes dhe kane pare skenen e krimit ne restorantin e njohur. Por dhe keta nuk kane bere te mundur identifikimin e persona, duke thene vetem se, "kane pare dy persona, njeri i veshur me te zeza, qe ka qelluar me arme dhe tjetri po e priste ne makine". Dhe pas 24 ore hetimesh dhe kerkimesh policia nuk kishte bere te mundur gjetjen e te dyshuarve si dhe arsyen se pse ishte kryer atentati, ndaj Domit dhe Goroshjanit. Burime nga grupi hetimor, kane bere te ditur dje per gazeten se, eshte duke u hetuar per konflikte jashte vendit te dy te rinjve, pasi Domi jetonte ne Itali prej vitesh, nderkohe qe Goroshjani jetonte ne Gjermani. "Ne pame vetem nje te ri qe nuk e njihnim qe ishte veshur ne te zeza. Na u afrua befasisht duke na qelluar disa here dhe u largua me shpejtesi ku e priste nje tjeter person", kane deshmuar dy te demtuarit per agjentet e policise pas atentatit. Policia heton per nje konflikt te mbarut nga jashte vendit, pasi Domi ishte kthyer nga Italia vetem prej disa javesh.
Hetimet ne lidhje me atentatin jane marre ne dore nga Sektori i Vrasjeve ne policine e kryeqytetit, te cilet jane te specializuar per zbardhjen e ngjarjeve te tilla. Burime nga grupi hetimor, kane bere te ditur se kane vazhduar hetimet per ngjarjen qe tronditi kryeqytetin dy dite me pare ne rrugen "Ali Demi", por qe ende nuk ka nje autor te identifikuar. "Nuk kemi asnje te ndaluar per plagosjen e Roland Domit, 36 vjec dhe Clirim Goroshjani, 37 vjec", tha policia dje. Te rinjte pasi kane kaluar disa ore ne shoqerine e njeri-tjetrit ne nje restorant, u qelluan sapo kishin hipur ne makinen e tyre tip "Mercedez Benz". Sipas policise, pas atentatit autori u largua nga vendngjarja duke u ndihmuar nga nje bashkepunetor i tij. Gjate hetimeve ka dale se i plagosuri Domi, i sapoardhur nga Italia, ka qene dhe objektivi kryesor i atentatit. Sipas mjekeve ky i fundit eshte ne gjendje me te rende si pasoje e nje plage qe ka marre ne bark dhe ne kembe, ndersa 37-vjecari, Goroshjani ndodhet jashte rrezikut per jeten.
Deshmitaret flasin vetem per veshjet
Deshmitaret jane shprehur se kane degjuar disa krisma pistolete dhe me pas kane pare nje person te veshur ne te zeza qe ka dale me vrap nga restoranti duke hipur ne nje autoveture. Si pista te hetimit, uniformat blu jane duke hetuar mbi konfliktet qe Roland Domi mund te kete pasur ne te kaluaren, ndersa mesohet se dy te plagosurit jane marre ne pyetje por nuk kane deklaruar asgje rreth identitetit te autorit te ngjarjes.
Ngjarja, sapo kishte pefunduar dreka
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 15:50 te se shtunes, ne nje nga lokalet e kryeqytetit, kur nje person eshte plagosur rende pasi ka marre plumba ne kembe dhe ne bark sapo kishte perfunduar dreken. Roland Domi 36 vjec, ka mbetur i pergjakur nga plumbat e nje pistolete "TT", nderkohe qe nje person tjeter qe ndodhej se bashku me te eshte Clirim Goroshjani 37 vjec, i cili eshte demtuar lehte dhe gjendet jashte rrezikut per jeten. Ekspertet fiksuan kater gezhoja qe i derguan ne Laboratorin e Kriminalistikes per ekzaminime te metejshme, se bashku me gjurmet e tjera te zbuluara.