Itali, identifikohet shqiptari i vrare ne lokal
E Hene, 19 Maj 2008
Rome- Identifikohet shqiptari i vrare tre dite me pare ne nje lagje te Romes. Ai eshte Nikolle Zefi, 26 vjec, nderkohe qe se bashku me te ngeli i plagosur Marian Fishta, 30 vjec. Ngjarja e rende ndodhi ne nje bar ne lagjen Montespacato, ne Rome, kur dy persona kane hyre dhe kane qelluar me arme ndaj dy shqiptareve. Ata sapo kishin zbritur nga nje makine tip "Jaguar", kane hyre ne lokalin "La Palma", rreth ores 22:30 minuta, dhe kane porositur nga nje birre, kur jane qelluar. Sipas policise gjithcka ka ndodhur per larje hesapesh mes dy bandash per te kontrolluar territore ku do te shiteshin lende narkotike. Kjo eshte pista qe policia ka ngritur ne lidhje me vrasjen e Nikolle Zefit, me disa precedente penale, por qe kishte nen zoterim nje makine te fuqishme "Jaguar". Nderkaq qe personi tjeter qe ka ngelur i plagosur nga plumbat eshte Marian Fishta, 30 vjec, i cili eshte derguar ne spital, ku ndodhet nen vezhgimin e mjekeve pasi gjendja e tij eshte e rende.
A.C