Mesyjne ciklistet, karrotrecat spastrojne makinat
E Hene, 19 Maj 2008
Tirane- Policia e Rrugore e Tiranes ka hequr dje pa ndonje paralajmerim te gjitha automjetet qe kane qene te parkuara ne Bulevardin "4 Shkurti". Shkak per kete aksion te policise ka qene turi i 65-te ciklistik i Shqiperise qe do ka startuar dje ne oren 18:00 me disa xhiro rreth ketij bulevardi. Rreth 80 automjete jane marre nga karroatrecat dhe jane derguar ne piken e grumbullimit ne komisariatin e qarkullimit rrugor ne kryeqytet. Per me pak se 60 minuta policia e ka pastruar te gjithe bulevardin, nderkohe qe asnje lajmerim publik nuk eshte bere per qytetaret te cileve u duhet tashme qe t'i marrin automjetet e tyre ne qendrat e grumbullimit te makinave te bllokuara. Nderkohe policia rrugore sqaron se parkimi ka qene i ligjshem dhe per kete arsye ka lehtesuar shoferet nga pagesa e tarifes.
A.C