Hallet e shqiptareve ne veri te Mitrovices
E Hene, 19 Maj 2008
Albana Isufi*
Varferia prej rreth 60 per qind, qe, sipas Bankes Boterore, eshte e pranishme ne Mitrovice, ndikon edhe ne mungesen e sigurise. Te pakten kete pershtypje kane banoret shqiptare, qe jetojne ne pjesen veriore. Nese konceptet e tyre per politike dhe per te ardhmen e vendit ndryshojne, te pakten nje gje e kane te perbashket shqiptaret dhe serbet e veriut te Mitrovices - varferine. Kjo gje pohohet nga banoret shqiptare te Lagjes se Boshnjakeve, lagje kjo e pjeses veriore te qytetit, e banuar me shqiptare, boshnjake dhe serbe. Ragim Azemi, nje pensionist shqiptar i kesaj lagjeje, mendon se problemet nderetnike ne veri te Mitrovices kane nje zgjidhje - punesimi dhe zhvillimi ekonomik.
"Nje gje po ju them, nuk po hyj ne baza nacionale, por vetem ne baza ekonomike. Sa i perket ceshtjes ekonomike, ajo eshte e dobet per te gjithe, pa marre parasysh se kush e si, e kete e dine politikanet. Ceshtja ekonomike eshte nen zero. Pse e them kete? E them sepse Kombinati Trepca perpara i ka pasur 24 mije punetore, e tani nga ta punojne vetem 1200 punetore, domethene punetoria e Mitrovices eshte pa pune. Si s'ka pune - s'ka ekonomi, si s'ka ekonomi - s'ka siguri, si s'ka siguri - s'ka liri", shprehet Azemi.
Nje qytetar tjeter shqiptar i Lagjes se Boshnjakeve, Emir Azemi, thote se pavaresisht uljes se tensioneve te medha qe mbreteronin pas 99-es, shqiptaret ende jane te privuar nga liria e levizjes ne pjesen veriore, e cila eshte e banuar me shumice serbe. "Me se shumti mungon liria e levizjes. Sidoqofte, ajo tash eshte ne nivel dhe jo sic ka qene para disa viteve. Por, rinia eshte e zbehte, sepse nuk ka perspektive, sepse ne nje vend ku nuk ka siguri, ku nuk ka punesim, nuk mund te thuash qe je i lire dhe ke perspektive, pasi punesimi eshte mbi gjitha, e punesim nuk ka", thote Azemi.
Por, Daut Rrahmani, nje banor tjeter shqiptar i pjeses veriore te Mitrovices, mendon se ne vitet e fundit eshte shenuar nje perparim ne lirine e levizjes. "Perpara, me 1999-2000, ne veri nuk ke mundur te shetisesh fare. Tani mundesh nga pak. Ma merr mendja qe do behet mire, duhet jetuar bashke", thote Rrahmani.
Megjithate, pensionisti Ragim Azemi eshte skeptik per te ardhmen ne Mitrovice. Ai mendon se nuk jane problemet politike ato qe po e ngufasin qytetin, por ato ekonomike.
"Mungon ekonomia, e kur mungon ekonomia, mungojne te gjitha. Une i kam 63 vjet dhe 18 vjet kaluan keshtu. Nuk jam optimist fare se do te behet me mire, per arsye se Kombinati (Trepca) nuk mund te punoje, ai ka shkuar ne mbeturina. Ne pergjithesi, 80 per qind e kane prere dhe e kane hedhur ne mbeturina te hekurudhes se Shkupit dhe nje pjese per Shqiperi e nje per Serbi. Ajo me nuk mund te hyje ne prodhim, se makinat jane hedhur, pa nje investim shume te madh, kombinati do para teper", shprehet Azemi.
Nderkaq, Emir Azemi mendon se, megjithate, pajtimi mes shqiptareve dhe serbeve eshte proces shume i veshtire, meqe, sipas tij, komuniteti serb ne veri vazhdon te jete i ndikuar nga qarqe te caktuara politike. "Urrejtja mes dy popujve ne veri, sic e dini, eshte ne nivel te larte, meqe strukturat paralele e kane zhytur popullin ne nacionalizem te thelle, duke mos lejuar qe te bashkohet populli, qe populli eshte ne pajtim, si ai serb, si ai shqiptar, qe te bashkepunojne, qe te jetojne si ne te kaluaren, por ata po shtyhen nga nje grup i vogel ekstremist qe te mos bashkohen, sepse atyre po u konvenon. Por, une mendoj se ne te ardhmen e afert, duke i pare edhe vete zgjedhjet e popullit serb ne Serbi, mendoj se gjerat do te ndryshojne dhe populli do te shohe dhe do te drejtohet drejt Evropes", thote Azemi.
Veriu, ende "molle e ndaluese"
Shqiptaret qe kane jetuar ne pjese tjera te veriut te Mitrovices, per shkaqe te sigurise ende nuk mund te kthehen ne pronat e tyre, nderkaq nje numer i tyre tashme i ka shitur shtepite dhe pronat. Kjo ceshtje eshte ngritur nga lideret shqiptare mitrovicas, te cilet kane shfaqur shqetesimin se veriu po shpopullohet nga shqiptaret. Ne anen tjeter, serbet ne veriun e Kosoves nuk u jane bindur deri me tani institucioneve te Kosoves, duke perqafuar strukturat paralele te Qeverise serbe.