Alarmi, po zgjerohet lobimi rus kunder Kosoves se pavarur
E Hene, 19 Maj 2008
"Kerkesat per bisedime te reja per Kosoven jane kerkesa megalomane te Rusise dhe kjo shkon ne vazhden e lobimeve qe ben Serbia e "blloku lindor", per t'i shpallur lufte politike Kosoves dhe aleateve te saj". Kete e ka evidentuar dje Teki Dervishi, analist dhe publicist, ne nje interviste qe dha per radion "Evropa e Lire".
Si e shihni Kosoven sot, tre muaj pas shpalljes se pavaresise?
Shpallja e pavaresise se Kosoves, per mua personalisht po mendoj, eshte nje akt historik jo vetem nga aspekti politik, por edhe nga aspekti i pergatitjes se qytetareve te Kosoves per nje date dhe nje dite, per te cilen kane luftuar nje kohe shume te gjate. Domethene, vete ky akt eshte i mjaftueshem, edhe nese gjate ketyre tre muajve nuk eshte pare as nje dukshmeri e vogel e pavaresise se Kosoves, ose nje fuqi minimale qe do ta tregonte sovranitetin e ketij shteti. Por, per ne pavaresia e Kosoves eshte nje akt i kryer. Mjafton qe ate e kane pranuar Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Nese keshtu vazhdon ecuria e ndodhive politike ne linjen e relativizimit te pavaresise se Kosoves nga shume fuqi nderkombetare, atehere do te ndodhe qe Kosova te mesoje ta mbroje pavaresine. Deri tani kemi menduar se pavaresia do te zgjidhe cdo gje. Tash do te mesohemi ta mbrojme pavaresine. Kete pavaresi askush me nuk do te mund ta relativizoje.
Kina, Rusia dhe India kane kerkuar bisedime shtese per ceshtjen e Kosoves. Si i cilesoni ato?
Keto jane kerkesa megalomane te Rusise. Ndikimi i saj ne shtetin e Kines dhe te Indise, do te shkoje ne vazhden e lobimeve qe ben Serbia dhe blloku lindor per t'i shpallur lufte politike jo vetem Kosoves, por edhe aleateve te saj. Po shihet se pse nuk na e kane pranuar pavaresine disa shtete, te cilat faktikisht nuk kane asnje arsye te mos e pranojne pavaresine, jo vetem te Kosoves, por te asnje shteti tjeter. Menjehere kuptojme se per Kosoven, jashte kufijve te saj, behen edhe disa luftera diplomatike dhe lus Zotin qe te mbesin aty ne diplomaci dhe te mos perfundojne diku tjeter, gje qe ka gjase shume te madhe.
Serbia ka organizuar zgjedhje vendore ne Kosove, me gjithe kundershtimin e autoriteteve vendore dhe nderkombetare. Si mendoni se do te pasqyrohen keto zgjedhje ne funksionimin institucional te Kosoves?
As keq, as mire. Zgjedhjet lokale serbe ne Kosove nuk kane asnje rendesi. Ato jane bere vetem per nje qellim, qe te relativizohet pavaresia e Kosoves, qe te tregohet nje agresivitet dhe arrogance e Rusise faktikisht, e cila shprehet permes metodave destabilizuese qe i ben Serbia ne Kosove. Kosova do te vazhdoje procesin e vet te mbrojtjes se pavaresise. Institucionet e Kosoves do te punojne. Keshtu qe jashte zgjedhjeve te 11 majit eshte dicka me e rendesishme, eshte situata status-quo qe eshte ne veri te Kosoves dhe ne enklava. Ato si situata te tilla nuk jane bere per shkak te zgjedhjeve, jane para zgjedhjeve dhe vazhdojne pas zgjedhjeve. Do te thote, Kosova ka probleme me situata te pazgjidhura qe i zvarrisin Kombet e Bashkuara, nen trysnine shume te madhe te disa vendeve, te cilat jane kunder zgjidhjes se problemit gjithe-ballkanik, e jo vetem te Kosoves.
Nje ceshtje tjeter qe se fundi eshte ngritur ne nivel me te larte diskutimesh, eshte njohja e shtetesise se Kosoves. Si do ta vleresoni ju kete proces?
Procesi i njohjes se Kosoves faktikisht eshte i varur nga problemet qe i ceka me lart, qe jane te pazgjidhura, me vete situaten aktuale qe eshte ne Kosove. Per pengim te pranimit te pavaresise se Kosoves, tashme po dihet dhe po shihet haptas, po lobon jo vetem Serbia, por edhe disa fuqi shume te medha boterore. Une mendoj se pavaresia e Kosoves nuk varet prej asaj se sa shtete do ta pranojne kete pavaresi. Pavaresia e Kosoves duhet te pranohet pikesepari prej popullit te Kosoves dhe ky popull e ka pranuar dhe e ka dashur. Dhe, personalisht mendoj se na mjaftojne vetem SHBA-te si aleate te sinqerte. Proceset do te zgjasin jo vetem rreth njohjes se pavaresise se Kosoves, por per shkak te situates aktuale ne Ballkan, jo ne Kosove. Ne Ballkan pritet te zgjidhet jo vetem problemi shqiptar, por edhe ai serb, boshnjak, maqedonas etj.
Me fuqizimin e Kushtetutes me 15 qershor, pritet te perfundoje edhe procesi i tranzicionit, edhe pse Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara ende nuk kane arritur marreveshje mbi pergjegjesite qe do t'i kene. Cilat mendoni se do te jene pasojat e ketyre paqartesive?
Nuk mund te flasim per nje te ardhme. Pasojat e paqartesive po shihen tashme, ne relativizimin e statusit te pavaresise se Kosoves. Domethene, keto paqartesi jane pikerisht ato mosmarreveshje te fuqive te vendosjes lidhur me ceshtjen e Kosoves dhe ne keto paqartesi nuk lexohet asgje tjeter, pos perpjekja per ta penguar pranimin e pavaresise se shtetit te Kosoves. Pas 15 qershorit, eshte shume e rendesishme qe nga keto bisedime te fshehta qe ben UNMIK-u me Beogradin, ose fuqite e vendosjes NATO, OKB etj. te cilat tash behen prapa syve te pushtetit te Kosoves, atehere besoj se pas dates 15 do te filloje te hapet perdja ne skenen e politikes boterore qe kane ndaj Kosoves. Konform asaj se si do te sillen misionet e ardhshme ne Kosove, do te reagoje dhe politika kosovare. Ne mos ajo zyrtare, atehere do te dalin levizje te reja politike qe do ta vazhdojne rrugen e venies realisht ne jete, te pavaresise se Kosoves.