PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kompensimi fizik, kriteret per fituesit


E Hene, 19 Maj 2008

Kete vit ish-pronaret pervec kompensimit financiar duket se do te perfitojne edhe nga kompensimi fizik me toka te lira shteterore. Ekspertet e Ministrise se Drejtesise dhe te AKKP-se, kane percaktuar disa kritere qe mendohet se do te ndiqen per perzegjedhjen e ish-pronareve qe do te perfitojne nga ky fond. Megjithese nuk ka asgje konkrete burimet bejne te ditur se pritet qe ne muajin shtator te dale zyrtarisht fondi i tokave te lira shteterore per kompensimin fizik te ish-pronareve.

Sipas eksperteve te agjencise, prioritet ne kthimin fizik te pronave do ta kene ata qe e kane bere te paret aplikimin per njohjen e prones si dhe do te shihet afersia e tokes se lire me pronen qe i eshte sekuestruar ish-pronareve. Nderkohe qe per zonat turistike strategjia per kompensimin pritet te jete akoma dhe me e nderlikuar. Sipas ligjit, per kthimin dhe kompensimin e pronave ne keto zona do te kene prioritet familjen qe kane siperfaqe te medha toke. Nderkohe qe keta subjekte do te jene te detyruar qe t'i nenshtrohen te gjitha kushteve per zhvillimin e zonave turistike. Ku nder kriteret me kryesore mbetet ndertimi i ambienteve turistike si dhe mos lejimin e ndertimeve masive qe do te sillnin dhe shkaterrimin e gjithe zones. Ndersa do te lejohet qe keto toka te perdoren per zhvillimin e pemetarise apo aktivitete te tjera blegtorale apo dhe bujqesore. Megjithate, propozimet mesohet se jane duke u diskutuar me ekspertet e Qeverise shqiptare dhe me pas do te kalojne per miratimin e nje metodike konkrete dhe perfundimtare. Nga ana tjeter behet e ditur se ka nisur puna per realizimin e hartave konkrete te tokave te lira qe do te sherbejne dhe per kompensimin real te ish-pronareve.

Pas miratimit te kritereve te kompensimi fizik te subjekteve te shpronesuara, Agjencite Rajonale te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ne bashkepunim me pushtetin vendor do te fillojne verifikimin ne terren te pronave shteterore. Burimet bejne te ditur e se nje pjese e ministrive te linjes kane derguar pronat e lira qe do te sherbejne per kompensimin e ish pronareve, por rezultojne mangesi te theksuara ne dokumentacionin perkates. Nga ana tjeter nje pjese e mire e ketyre pronave jane zene me ndertime pa leje dhe pavaresisht se ne dokumente figurojne prone shteterore ne realitet ato jane te zena. "Duke u nisur nga ky fakt ekspertet e AKKP-se do te nisin punen ne terren per te nxjerre nje harte perfundimtare me pronat e lira shteterore qe do te kalojne ne favor te ish pronareve", theksojne burimet. Tashme pas perfundimit te hartes se vleres se pronave ne te 12 qarqet e vendit pritet te filloje procesi i kompensimit fizik, i vleresuar si faktori kyc per uljen e fatures financiare per demshperblimin e pronareve.

Jane te pakten dy ministri te cilat kane vene ne dispozicion te AKKP-se, fondin e tokave te lira qe jane ne pronesi te tyre. Mesohet se Ministria e Ekonomise ka paraqitur te dhena per rreth 72 mije ha toke pyjore dhe livadhe te lira, qe ose jane ne administrim te bashkive dhe komunave, ose jane ne procesin e kalimit ne perdorim prej tyre. Gjithashtu, 200 objekte qe jane ne administrim prej ministrive, jane propozuar t'i kalojne AKKP-se per realizimin e kompensimit te ish-pronareve. Nderkohe nga raporti i Ministrise se Bujqesise gjithsej jane 22491 hektare toka bujqesore, te lira juridikisht, si dhe 1727 hektare toka bujqesore qe jane percaktuar per kompensim me vendim te Keshillit te Ministrave.




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika