PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
SHKB heton vdekjen e Gani Kamberit

SHKB heton vdekjen e Gani Kamberit

Artan Cena
E Hene, 19 Maj 2008

Perplasja e diteve te fundit mes Policise dhe Prokurorise se Tiranes per vdekjen e Gani Kamberit, ka bere qe Sherbimi i Kontrollit te Brendshem te nise hetimet. Organi i akuzes dyshon se jane fshehur provat gjate hetimit paraprak nga Komisariati nr. 2 duke e klasifikuar ngjarjen e 13 tetorit te vitit te kaluar si nje "vetevrasje". Dy dite me pare Policia e Tiranes doli me nje deklarate zyrtare ku thoshte se 50-vjecari Kamberi ishte veteqelluar dhe kete fakt e vertetonte gjurma e barutit ne gishta, dehja e tij me alkool dhe ndoshta nje qitje e pavullnetshme me arme. Por diten e djeshme sektori i SHKB-se ka nisur investigimin duke marre nen hetim komisariatin nr. 2 dhe pritet marrja ne pyetje e agjenteve e inspektoreve qe kane hetuar ngjarjen paraprakisht. Mjekesia Ligjore deklaroi se Kamberi ishte ekzekutuar dhe jo vetevrare, pasi para se te ndodhte ngjarja ishte goditur me sende te forta ne koke. Po keshtu pozicioni i renies se trupit, shtrengimi i armes fort ne dore dhe sasia e gjakut e paket ne vendngjarje. Kurse prokuroria i shtoi ketyre elementeve edhe faktet e denoncimit qe 50-vjecari kishte bere disa dite para ngjarjes per zaptimin e pronave te tij nga zyrtare te komunes dhe deklarimi i bashkeshortes te te ndjerit se Ganiu ishte kercenuar per dy vjet me radhe dhe keqtrajtuar. Zhvarrimi i kufomes se denoncuesit te skandalit "Kashari" nxorri ne pah edhe nje here perplasjet polici-prokurori duke i thelluar me tej pas ekzaminimit shkencore. Policia e Tiranes deklaroi te shtunen se eshte ne pritje te pergjigjes zyrtare te Mjekesise Ligjore, raport qe ne fakt i eshte nisur prokurorise. Uniformat blu bene te ditur se, deri me tani dhe me zhvarrimin e bere me daten 13 maj, Gani Kamberi, 50-vjec, qe u gjend i pajete buze nje perroi me nje pistolete prane, eshte vetevrare dhe jo vrare. Gjithashtu gjate ketij komunikimi nuk eshte deklaruar apo pranuar se oficeret e policise, kane kryer gabime ne vendin e ngjarjes apo kane fshehur prova ne menyre te qellimshme. Por nga burime prane Ministrise se Brendshme, eshte bere e ditur se, SHKB-ja, ka nisur hetimet ne lidhje me oficeret e Komisariatit numer 2, ne kryeqytet, qe kane pergatitur dhe dosjen. Sipas prokurorise, rezultati i ekspertizes se Mjekesise Ligjore pritet te dale javen e ardhshme me raportin perfundimtar mbi autopsine e kufomes se Kamberit.

Si u zbulua skandali i trojeve

Roja i nje firme private u gjet i pajete mengjesin e 13 tetorit prane fshatit Kashar. Policia e deklaroi si nje vetevrasje, por prokuroria zbuloi se viktima ishte nje nga denoncuesit e skandalit te pronave ne kete zone. Familja Kamberi pretendonte 9 mije metra katrore toke te zaptuar nga zyrtaret e komunes. Disa dite pas ngjarjes organi i akuzes coi ne pranga shtate zyrtare per dosjen "Kashari", mes te cileve tre kryekomunare te periudhes 2001-2007. Nen akuze jane edhe tre persona te tjere per abuzime me vleren e 1,5 milione eurove.


Komento artikullin | Shiko komentet (4 komente)
Te Tjera nga rubrika